• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tunele, sensorë e kamera”/ Eksperti për banesën e Martinajt: Kush është penduar…po nxjerr të dhëna

by
26/12/2022 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij.

Karamuço duke folur në ABC Live, ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.

Karamuço ka theksuar se banesa e Ervis Martinaj, është e fortifikuar, me sensor të shumtë, madje kamera sigurie ka në një perimetër deri tek kryqëzimi i Patokut. Sipas ekspertit, mund të ketë tunele të lidhura në banesë të ndryshme, pasi sipas tij persona si Ervis Martinaj, i planifikojnë shumë mirë planet e arratisjes.

“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.

Pas hetimeve ndaj Ervis Martinajt, u zbuluar se efektivi i policië Jeton Lami ishte krahu i djathtë i tij edhe pse Martinaj ndodhej në kërkim. Karamuço, u shpreh se Jeton Lami mund të ketë folur dhe treguar shumë për fatin e Ervis Martinajt.

“Ka dyshime të forta se mund të kemi një të penduar që po flet dhe po tregon vendndodhjen e mundshme. Dhe ky mund të jetë ish oficeri Jeton Lami” tha Karamuço

“Jeton Lami ishte më i afërti për të. Jeton Lami ka folur më shumë. Duhet parë nëse janë apo jo të vërtet. Për të zbuluar apo jo nëse Ervis Martinaj ka vdekur apo është gjallë. Nëse ka shkuar në ambientet e banesës së tij”.

“Në banesë mund të gjesh edhe ADN të Vis Martianj. Apo gjurmë gishtash. Është rrethuar e gjithë zona aty. Mund të ketë organizuar një largim të menjëhershëm. Ata kanë pasur një vendim gjykate nga ajo e Kurbinit. Të shikojmë se si do të vijojë. Nuk jemi para asaj  versionit të vrasjes. Unë jam rreshtuar tek ato njerëz që kam qenë skeptik. Nuk e di pse është amplifikuar kaq shumë versioni i vrasjes së tij.”

“Ajo zonë ka kodin e heshtjes. E respekton në maksimum. Nuk vjen nga zona. Mund të ketë të infiltruar, por nga atje nuk vjen. Nuk i merr dot informacionet thuajse është e pamundur.”

“Ka inteligjencë artificiale. Ka një perimetër tepër të madhe, jo vetëm sa banesa. Kamera, sensorë dhe shumë të tjera…Shumë zonë e mbrojtur, e survejuar. ” tha Karamuco.

“Plani i largimit është më i miri. Mund të ketë komunikime nëpër banesa. Dmth çfarë do të bëjnë për të shpëtuar. Janë të zgjuar dhe të zhdërvjellët. E kanë treguar se si mund të largohen. Policia duhet të jetë një hap para për t’i kapur.”

/e.d

Next Post
Kejvina Kthella në një romancë të re, shfaqet në krahët e reperit të njohur (Foto)

“Më gjuajti me shpullë...”/ Kejvina Kthella rrëfen një histori nga jeta e saj: Mirë ma ka bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com