• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tumoret në tru po kapen herët, Seferi: 400 raste në vit, është rritur jetëgjatësia e pacientëve

by A R
28/04/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 350- 400 persona preken çdo vit nga tumoret ne tru, një shifër kjo që nuk ka njohur rritje si incidencë vitet e fundit por vijon të tingëllojë e frikshme si diagnozë në popullatë sa herë flitet për të.

“Ne nuk kemi rritje të incidencës së tumoreve në tru. Tumoret në tru llogariten 10-12 për 100 mijë banorë në vit. Ideja e rritjes është krijuar për faktin se shkëmbimi I informacionit është shumë herë më i madh se vite më parë”, u shpreh Prof. Dr. Arsen Seferi, neurokirurg në QSUT.

Ajo që është rritur është diagnoza e hershme e këtyre tumoreve, dhe kjo e ka një shkak.

“Kjo i dedikohet në radhë të parë shpërndarjes  së një rrjeti neurologësh në të gjithë territorin që kanë kontakt të shpejtë me të sëmurin në simptomat e para dhe jo çdo lloj simptome që ka lidhje me sistemin nervor, është një simptomë e lidhur më tumorin”, tha Seferi.

Neurokirurgu Arsen Seferi thotë se në 80% të rasteve dominojnë tumoret me natyrë jo të mirë.

“Nuk them tumore malinje, sepse aktualisht me metodat e diagnostikimit dhe trajtimit është rritur ndjeshëm kohëzgjatja e të sëmurëve që vuajnë nga këto lloj tumoresh. Përpjekjet kryesore bëhen për heqjen e tyre në mënyrë që të ruhet cilësia e jetës. Nuk është e rrallë që pacienti t’i rikthehet trajtimit kirurgjikal, por gjithmonë qëllimi kryesor është të kronicizojmë një sëmundje, qoftë edhe tumorale”, u shpreh neurokirurgu.

Tumoret nuk trashëgohen, por ajo që dihet me siguri është se këto sëmundje lidhen me ndryshimet gjenetike që fitohen gjatë jetës.

“Nuk ka shkaqe të sakta për të thënë pse filan gjen apo kromozom, në një moment të caktuar e humb funksionin e tij kontrollues. Duke ndodhur kjo fillojnë ndryshimet brenda ambientit qelizor të qelizave të trurit dhe më pas fillon faza e manifestimeve klinike. Në rast se do të arrihej të kuptohej pse gjeni apo “x” kromozom krijoi anomali, atëherë, kjo do t’i hapte rrugën një mjekimi me bazë, që të arrihej të ndërhyhej në gjenin e dëmtuar”, tha Neurokirurgu Arsen Seferi.

Ky mekanizëm ndodh për shkaqe të ndryshme, por “përgjegjësia kryesore bie mbi rrezatimin jonizues, që thuhet se është e vetmja gjë e njohur e akuzuar plotësisht”, tha Seferi.

Ajo që mjekët sot po bëjnë më shumë siguri dhe forma inovative është rritja e jetëgjatësisë dhe cilësisë së pacientëve të prekur duke kronicizuar sëmundjen.

“Ne jemi të kënaqur, sepse jemi aktualisht në një hap me kolegët tanë në Europë për sa i përket diagnozës dhe trajtimit të tumoreve”, tha ai.

Next Post
“Ukrainasit më dhanë 18 mijë euro për të vrarë gjeneralin rus”, zbërthehet 42-vjeçari pas shpërthimit në Moskë

“Ukrainasit më dhanë 18 mijë euro për të vrarë gjeneralin rus”, zbërthehet 42-vjeçari pas shpërthimit në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Durrës, 19-vjeçarja humb jetën pas vetëhedhjes nga pallati

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari dërgohet në spital pas goditjes në gjoks

May 13, 2026
Rama i replikon gazetarit Eddy Wax: Italia merr nga Shqipëria atë që kërkon

Rama i replikon gazetarit Eddy Wax: Italia merr nga Shqipëria atë që kërkon

May 13, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

Salianji: PD në izolim diplomatik për shkak të Berishës, marrëdhëniet me ndërkombëtarët jetike për opozitën

May 13, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

May 13, 2026
“Certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen”, Rama batuta me zëvendëskryetarin turk

“Certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen”, Rama batuta me zëvendëskryetarin turk

May 13, 2026
Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

May 13, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

May 13, 2026
Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

May 13, 2026
Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

May 13, 2026
Rama prezanton programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, partneritet i ri për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

Rama prezanton programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, partneritet i ri për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In