• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tullumbacja e Nuredinit

by Ilir Demaliaj
27/04/2025 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Dje, të gjithë kandidatët për deputetë dhe strukturat e SHQUP-it dolën të ekzaltuar në media dhe televizione, duke deklaruar se plaku Mere, Sali Berisha, tashmë do të hiqet nga lista “non-grata” me ndihmën e një fondacioni që, sipas tyre, zotëron 6 milion dollarë. Por faktet flasin ndryshe:

1. Ky fondacion nuk ekziston dhe nuk është i regjistruar në asnjë institucion ligjor.

2. Nëse Nuredin Seci dhe individë të diasporës kanë marrë përsipër të paguajnë kompaninë Continental Strategy, duhet të bëjnë transparente numrin e llogarisë së fondacionit inekzistent, si dhe donatorët që kanë kontribuar ose do të kontribuojnë me 250 mijë dollarë në muaj për dy vite. Sipas ligjit amerikan, ky është një detyrim ligjor, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një fondacion që supozohet të financohet nga një parti politike jashtë SHBA-së, e cila drejtohet nga një individ shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë.

3. Amerika nuk është një “Banana Republikë” që mund të blihet për 6 milion dollarë, aq më tepër kur këto para vijnë nga familja e Sali Berishës, e shpallur “non-grata” jo vetëm në SHBA, por edhe në Britaninë e Madhe.

4. Gjithë kjo që po ndodh – një fondacion që nuk ekziston dhe një individ që nuk figuron si drejtues i tij – bën edhe më të qartë dhe të besueshme akuzat për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë ndaj Berishës.

Ashtu si firma La Civita, që mori dollarët dhe i shpalli Ndoc Rrokun si fitues në emër të Berishës më 11 maj, edhe Carlo Trujillo i Continental Strategy duket se do të marrë 6 milion dollarët nga Berisha dhe Nuredini, duke i premtuar barkën e Noes për të kaluar Atlantikun.

Pyetja që shtrohet është: Çfarë po bën SPAK-u, si organ i ngritur për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për këtë aferë dhe për familjen Berisha?

Next Post
Shtohet droga me postë. Përmbyset raporti, kanabisi i “importit” më i preferuar

Shtohet droga me postë. Përmbyset raporti, kanabisi i “importit” më i preferuar

Comments 1

  1. Ani says:
    2 years ago

    Po pse mërzitesh o amerikan? Shqiptar është dhe S.Berisha. Çtë keqe i bëri atij vendit tënd? Hiqe mor burrë mllefin,se nuk të bën mirë për shëndetin. Një pyetje. A punon gjë atje në vendin tënd ? Apo paguhesh këndej ti ? Besoj duhet të paguhesh mirë, se me sa kam dëgjuar jetesa atje është e shtrenjtë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In