• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tuchel publikon listën e Anglisë pas zhgënjimit në Botëror, rikthehen disa emra, surprizë me talentin 18-vjeçar të Liverpool

by A. Q
18/09/2026 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cole Palmer dhe Trent Alexander-Arnold janë rikthyer në Kombëtaren e Anglisë, pasi trajneri Thomas Tuchel ka shpallur listën e tij të parë pas zhgënjimit në Kupën e Botës.

Dy yjet e Chelsea-t dhe Real Madridit nuk ishin pjesë e skuadrës angleze në turneun e zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada, por tashmë kanë marrë sërish ftesën e Tuchel.

Palmer mbeti jashtë Botërorit pas një sezoni jo të qëndrueshëm me Chelsea-n, por paraqitjet e tij në fillimin e këtij sezoni nën drejtimin e Xabi Alonso-s kanë bindur trajnerin e Anglisë.

Sulmuesi ka regjistruar katër gola dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet dhe tashmë do të ketë mundësinë të luajë së bashku me shokun e skuadrës te Chelsea, Morgan Rogers.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i Real Madridit ishte një prej mungesave surprizë të Anglisë në Botëror, pavarësisht alternativave të kufizuara në krahun e djathtë.

Këtë sezon, Alexander-Arnold ka nisur tre ndeshje si titullar me Real Madridin nën drejtimin e Jose Mourinhos. Në total, ai ka grumbulluar 310 minuta dhe ka dhënë një asistim.

Tuchel e mirëpriti rikthimin e mbrojtësit, duke theksuar se ai ka pasur një nisje të mirë të sezonit.

“Është një mundësi për Trent. Ai ka pasur një fillim të mirë të sezonit. Ka nisur disa ndeshje me Real Madridin. Jemi të lumtur që e kemi sërish me ne”, tha Tuchel.

Në listën e re të Anglisë ka edhe disa emra që marrin ftesën e parë ose rikthehen pas një periudhe mungese.

Mes tyre janë talenti 18-vjeçar i Liverpoolit, Rio Ngumoha, dhe mesfushori i Bournemouth, Alex Scott, 23 vjeç.

Ngumoha ka bërë tashmë tre paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, ndërsa Scott ka qenë titullar në të pesë ndeshjet e Bournemouthit, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në fitoren 2-1 ndaj Real Sociedadit në Europa League.

Në grup janë përfshirë gjithashtu mbrojtësi i Evertonit Jarrad Branthwaite, Lewis Hall i Newcastle, sulmuesi i Leeds Dominic Calvert-Lewin dhe Myles Lewis-Skelly i Arsenalit.

Tuchel ka lënë jashtë disa prej emrave të njohur të Anglisë. John Stones nuk është i grumbulluar për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa Djed Spence nuk është përfshirë për shkak të problemeve fizike dhe mungesës së minutave te Interi.

Jashtë listës janë edhe Dan Burn, Ivan Toney dhe Ollie Watkins, ndërsa portieri Dean Henderson mungon për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Në vend të tij është thirrur portieri i Brightonit, Jason Steele.

Një tjetër mungesë surprizë është ajo e Reece James.

Jordan Henderson, tashmë pjesë e Chelsea-t, nuk është përfshirë në listë, ndërsa Harry Maguire vijon të mbetet jashtë planeve të Tuchel pas mungesës në Botëror.

As Phil Foden nuk është grumbulluar, ndërsa Noni Madueke i Arsenalit mungon pasi nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të Premier League këtë sezon.

Nga ana tjetër, Kobbie Mainoo ruan vendin e tij në skuadër, ndërsa edhe Eberechi Eze është përfshirë, pavarësisht se ka luajtur vetëm 68 minuta në Premier League deri tani.

Anglia do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Çekinë në ndeshjet e ardhshme të Nations League, ku Tuchel do të ketë mundësinë të testojë grupin e ri dhe rikthimet e rëndësishme.

Next Post
Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet para Begajt si ministër i Punëve të Brendshme!

Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet para Begajt si ministër i Punëve të Brendshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In