Klubi francez, Paris Saint-Germain, ka zgjedhur trajnerin për sezonin e ardhshëm.
Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain duke zëvendësuar Unai Emeryn, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Sipas “Bild” kalimi i ish-trajnerit të Dortmundit në kryeqytetin francez është i sigurt.
Tuchel do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me PSG me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, përgatiti Koha. (b.an)