• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $! Kush është artisti që ka tronditur botën

by A R
03/12/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i një shoferi kamioni dhe një pastrueseje tronditi botën e artit në vitet ’80 me një sërë instalcionesh të çuditshme në ambiente të mbyllura. Tashmë ai konsiderohet provokuesi më i njohur i artit modern.

Në vjeshtën e vitit 2019, një mbrëmje e ftohtë e mjegullt, tipike për Britaninë, asgjë nuk dukej se do të prishte qetësinë në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. Askush nuk i vuri re ata që hynë me qëllimin për të vjedhur një objekt të vetëm… një tualet i gjithi prej ari i ideuar nga Maurizio Cattelan, 7 vjet para asaj nate dhe që disa njerëz ia kishin vënë syrin.

“Tualeti i artë”, i bërë nga 103 kilogramë ar 18 karatësh, ishte i ekspozuar fillimisht në Muzeun Guggenheim në Nju Jork dhe më pas ishte vendosur rregullisht në tualetet e tij për përdorim! Më shumë se 100 mijë vizitorë “përdorën” veprën e Cattelan, e cila mban titullin “Amerika” dhe që më pas artisti heretik e huazoi për një ekspozitë në një galeri.

Në rrethana që nuk u zbardhën kurrë, tualeti u vodh dhe tashmë 5 vjet pas ngjarjes nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nuk janë të paktë ata që janë të bindur se hajdutët e kanë shkrirë për të bërë, me shumë gjasa, shufra ari.

Pak ditë më parë një banane e ngjitur me shirit në mur u shit për mbi 6 milionë dollarë dhe u ble nga një biznesmen i pasur kinez, Justin Sun, i cili e hëngri atë para gazetarëve dhe influencerëve! Ishte sigurisht kafshimi më i shtrenjtë i jetës së tij, por edhe një triumf personal i heretikut të artit italian.

Artisti 64-vjeçar nga Padova e Italisë, djali i një kamionisti dhe një pastrueseje, u konsiderua nga shumë njerëz si një shakaxhi i keq kur filloi të prezantonte veprat e tij për publikun. Nuk ishin të paktë ata që menduan se ai e kaloi kufirin, kur paraqiti Papa Gjon Palin të shtrirë në dysheme, të goditur nga një meteorit! Megjithatë ai vazhdoi sipas mënyrës së tij, kjo edhe për shkak se koleksionistë të mëdhenj iu afruan dhe filluan ta mbështesin. Banania e tij e famshme, u prezantua për herë të parë në Art Basel në Miami në vitin 2019 duke shkaktuar një reagim të fortë. Shumë shpejt një koleg i artistit mendoi se ishte një ide e mirë t’ia hante punën!

Fatmirësisht kishte një banane rezervë që ishte blerë. Kjo ndodhi edhe 2 herë të tjera më pas. Të parat u shitën 120 mijë dollarë ndërsa e fundit theu çdo parashikim me 6 milionët e saj.

/a.r

Next Post
“I përdor për të manipuluar opinionin”/ Ish-deputeti serb bën deklaratën e fortë: Aleksandër Vuçiç është shefi i terroristëve të Banjskës

“Beogradi s’ka lidhje me sulmin”, Vuçiç: Gati të bashkëpunojmë edhe me Prishtinën, Kurti u nxitua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In