• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tsipras në ikje, edhe pse ka mbështetjen e SHBA dhe Gjermanisë

by Java News
16/01/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aleksis Papaxelas/

Po jetojmë anën e kundërt të medaljes që kemi përjetuar në vitin 2015. Z. Tsipras atëherë kishte përkrahje të madhe në Greqi dhe nuk kishte mbështetje nga jashtë. Tani ai ka shumë më pak mbështetje brenda dhe më shumë nga jashtë. Kancelarja gjerman nuk e fshehu as në publik dhe as në takimet private që pati këtu në Athinë.

Merkel e konsideron Tsipras si një politikan shumë të aftë që di t’i luajë zaret ashtu siç bëri me akrobacinë e famshme pas referendumit. Mes tyre është krijuar një marrëdhënie besimi, e kombinuar me lehtësimin që i ka shkaktuar zonjës Merkel ndjesia se më në fund largoi nga radarët “dhimbjen e kokës” që i shkaktonte Greqia.

Edhe në SHBA,  ku nuk janë më shumë se gjashtë njerëz që vendosin për çështjet e Greqisë, kanë shprehur përkrahjen e tyre ndaj zotit Tsipras. Është e rëndësishme për ta që ndërsa qeveritë e mëparshme nuk guxuan të miratonin ndërtimin e një naftësjellësi në Souda, një kryeministër majtist  u dha dritën jeshile për instalimin e trupave amerikane në Greqi.

Pa dyshim, rol te gjermanët dhe  amerikanët ka luajtur Marrëveshja e Prespës. Ata mendojnë se kjo ishte një lëvizje që i shërben interesave perëndimore dhe është marrë në vetëdije të plotë të kostove politike.

Çfarë do të thotë kjo politikisht? Jo shumë. Disa fantazojnë se dikush në Ambasadën e SHBA mund të shtypë një buton dhe menjëherë të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve apo t’i japë Kryeministrit një “letër magjike” që do të përmbysë gjërat nga poshtë-lartë. E njëjta gjë vlen edhe për Berlinin. Këto ndodhnin në të kaluarën. Mbështetja e jashtme rrallë përkthehet në diçka … brenda. Përkundrazi  votuesit SYRIZA-s të 2015 nuk do të çmendem me “dashurinë” e Tsipras me zonjën Merkel apo përqafimet me amerikanët. Sa për votuesit e qendrës, ata kanë sy dhe shohim se imazhi i kryeministrit jashtë nuk përputhet me mënyrën se si ai qeveris. Aspak fare.

Mbështetja dhe kontaktet personale në marrëdhëniet ndërkombëtare kanë një datë skadimi. Skadojnë, kur “produkti” është i tejkaluar ose nuk është i dobishëm në kohë. Është e thjeshtë: Fuqitë e mëdha të kohës sonë do të ndjekin shembullin e organizimit politik më jetëgjatë në vend, Kishës. Pyeta dikë që e di se si mendon Primati i Kishës, “nëse do jetë e mundur të simpatizojë Micotaqis”, me të cilin ka një marrëdhënie të vështirë. “Nuk e shoh të lehtë”, u përgjigj ai. Por u mendua pak dhe vazhdoi: “A e dini se kur do ta pëlqejë atë? Kur ai të bëhet kryeministër”.

http://www.kathimerini.gr/1004480/opinion/epikairothta/politikh/me-to-vl…

Next Post

Tiranë/ Skamja bashkëjeton më të pashkolluarit, 48 % e të varfërve me arsim fillor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com