• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tsipras drejt dorëheqjes, Greqia në kaos

by
20/08/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduarr rreth orës 17:00 mbledhja urgjente e kabinetit qeveritar në Athinë nën drejtimin e kryeministrit Tsipras, i cili ka deklaruar se në orën 8 të mbrëmjes, me orën lokale, do të japë një mesazh televiziv për popullin grek.

Burime qeveritare bëjnë me dije, ashtu siç ka njoftuar edhe Top Channel tri ditë më parë, se Tsipras do të dorëzojë mandatin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë te presidenti dhe në këtë mënyrë Greqia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në datën 20 shtator.

Në orët e fundit, në zyrat politike dhe ato gazetareske kanë qarkulluar dy skenare kryesore. I pari që ditën e hënë Tsipras do të kërkojë votëbesimin e qeverisë në Parlament, ku me siguri rebelët e grupit të tij parlamentar nuk do t’ja japin dhe duke humbur në këtë mënyrë shumicën, ai do të dorëzojë mandatin tek presidenti dhe do të fillojë procedurat e zgjedhjeve të parakohshme. Por kjo alternativë fsheh surprizën se në Parlamentin 300 vendësh, nëse 43 rebelët e radikalëve të majtë dhe një prej partive opozitare abstenojnë, sipas Kushtetutës, mjaftojnë 120 vota pro, të cilat Tsipras i ka, që qeveria të marrë votëbesimin dhe të vazhdojë të qeverisë, por të jetë e pafuqishme.

Skenari i dytë, që kërkon të shmangë gjithë këtë procedurë, është që Tsipras të dorëzojë mandatin direkt tek Presidenti duke dhënë dorëheqjen e qeverisë së tij. Në këtë rast, Presidenti do të japë mandatin e krijimit të qeverisë tek partitë e tjera, të cilat, duke ditur se nuk kanë asnjë shpresë për të krijuar një kabinet qeveritar, do t’ja kthejnë menjëherë, kështu që do të shpallë sipas Kushtetutës zgjedhje të parakohshme brenda 30 ditësh.

Problemi në këtë rast qëndron në faktin se një prej liderëve që do të marrë përkohësisht mandat për të krijuar qeverinë do të jetë qoftë edhe për disa orë, kreu i neonazistëve të Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos.

Deri në orët e fundit ekzistonte edhe një skenar i tretë, që Tsipras të shkojë në zgjedhje në tetor ose në nëntor, pasi të jenë miratuar në seancat verore të Parlamentit shumica e ligjeve zbatuese të reformave të kërkuara. Por këtu ekziston rreziku që radikalët e majtë të humbasin disi forcën e tyre, pasi do të kenë filluar të ndjehen disa nga pasojat e masave të ashpra financiare në shtresat e popullit.

Pa dyshim që Tsipras në këtë iniciativë të guximshme politike do të marrë aprovimin edhe të kreditorëve, të cilët gjëja e fundit që duan në momentin kur fillon të rrjedhë ndihma prej 86 miliardë eurosh, është një Greqi e destabilizuar politikisht.

Por, nga ana tjetër, rebelët marksistë nuk lejojnë kryeministrin grek të aprovojë me shumicë votash ligjet e këtij memorandumi në Parlament, pra nuk e lejojnë të qeverisë.

Ajo që të gjithë duan të mësojnë sot ose në ditët në vazhdim nuk është fakti nëse do të kemi apo jo zgjedhje të parakohshme në Greqi, por ditën e saktë të zhvillimit të tyre në shtator, tetor apo në rastin më ekstrem në nëntor të këtij viti, raporton Top Channel.

Next Post

Prostitutat shqiptare, rumune dhe italiane në hall, kinezet ulin fare shërbimet e prostitucionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

‘Kafazi është si hotel me 5 yje’, Ndreca komenton deklaratën e prokurorit Dado: I kërkuam gjykatës që të reagojë, por…

April 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

April 29, 2026
Si e prita çikën e vogël Donika Gërvalla, në Kakavijë më 1982, me urdhër të Enver Hoxhës

Petro Marko në Mallakastër dhe brenga për tragjedinë e robërve italianë te “Vrima e Lakuriqit”

April 29, 2026
Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Automjet i dyshimtë pranë shkollave? Kumbaro qetëson prindërit: Masat e garantuara 100%!

April 29, 2026
Nga Dubai në Oman, si kaloi jahti rus në Ngushticën e Hormuzit?

Nga Dubai në Oman, si kaloi jahti rus në Ngushticën e Hormuzit?

April 29, 2026
“Përmes gazit forcohet prania në Ballkan”, Reuters për paktin SHBA-Shqipëri: Trump po hap një epokë të re me…

“Përmes gazit forcohet prania në Ballkan”, Reuters për paktin SHBA-Shqipëri: Trump po hap një epokë të re me…

April 29, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Nëse Spiropali do të ishte në PD, do pësonte aksident ose do akuzohej si e lidhur me bandat”

April 29, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Veliaj në pritje, gjykata shtyn sërish vendimin për afatet e paraburgimit

April 29, 2026
Me pistoletë në makinë, bie në prangat e policisë 39-vjeçari te Rruga e Dibrës

Me pistoletë në makinë, bie në prangat e policisë 39-vjeçari te Rruga e Dibrës

April 29, 2026
A mundet të ulet çmimi i karburanteve?!

Bordi vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës! Sa do paguani nga sot?

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In