• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tryezë teknike kundër korrupsionit në prokurimet publike

by Java News
29/03/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Autoriteti Kombëtar italian i Antikorrupsionit dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit organizojnë në Tiranë tryezën teknike për parandalimin e korrupsionit. Një tryezë teknike mbi mjetet e parandalimit të korrupsionit dhe planifikimin e integritetit për zyrtarë publikë të institucioneve të nivelit qendror u mbajt më 28 dhe 29 mars 2019 në Tiranë.

Veprimtaria u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Autoriteti Kombëtar italian i Antikorrupsionit (ANAC), në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit. Përmbajtja e tryezës teknike, e cila iu përshtat nevojave të pikave fokale të antikorrupsionit në ministritë e linjës dhe institucione të tjera qendrore, u hartua nga ANAC-u dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit.

 Tryeza u përqendruar në ofrimin e mjeteve dhe udhëzimeve për promovimin e integritetit në institucionet publike; në përdorimin e të dhënave dhe të transparencës për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike; në rritjen e aftësive për zhvillimin dhe zbatimin e planeve parandaluese; si edhe në menaxhimin e riskut në hartimin e politikave të integritetit dhe antikorrupsionit. Gjithashtu, pjesëmarrësit shkëmbyen praktikat më të mira dhe përvojën e tyre në fusha specifike.

 Kjo tryezë teknike ishte veprimtaria e fundit e projektit të zbatuar nga Prezenca “Mbështetja për masat antikorrupsion në Shqipëri (2014-2019)”, i cili u mbështet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Shkollën Italiane të Administratës Publike. Puna e Prezencës së OSBE-së për të rritur më tej kapacitetet dhe ndërgjegjësimin e punonjësve publikë do të vijojë. /a.meta

Next Post
“Medalje Nderi” polices Nuka që u plagos në protestën e opozitës

“Medalje Nderi” polices Nuka që u plagos në protestën e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com