• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tryezë e rrumbullakët shqiptaro-kineze për tregtimin e prodhimeve bujqësore

by Java News
08/04/2021 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraditen e së mërkurës u zhvillua konferenca “online” me temë “Urat e partneritetit dhe mundësitë për promovimin e tregtisë në fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës”. Në fjalën e hapjes, ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, theksoi se bazuar në parimin tradicional të miqësisë bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve tona po thellohet. “Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Ambasada jonë ka punuar me zell në lehtësimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve midis nesh. Ne kemi shënuar progres por ka ende një potencial të madh që duhet të shfrytëzohet, veçanërisht në tregtimin e produkteve bujqësore”, -tha ambasadori Zhou. Ndër të tjera ambasadori Zhou Ding vuri në dukje se pavarësisht pandemisë importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare në Kinë vazhdoi të rritet.

Drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Bujqësi, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pjerin Shoshi tha se Kina është një ndër ekonomitë më të fuqishme të botës dhe një partner i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë.

Në fjalën e saj, drejtorja e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u ndal te prodhimet bujqësore dhe ushqimore shqiptare që pëlqehen nga konsumatori kinez, duke veçuar mjaltin. Ajo vuri në dukje ndihmën që u jepet fermerëve shqiptarë për të sjellë në treg prodhime sa më cilësore.

Përfaqësuesja e palës kineze Chen Lizhen i njohu të pranishmit me arritjet e ekonomisë kineze të vitit të fundit, duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar. Ajo bëri thirrje për shtimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sekretarja e përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Albana Laknori theksoi se Shqipëria duhet të krijojë një klimë të mirë për investimet kineze. Ajo tha se pritet që në të ardhmen Shqipëria të zgjerojë gamën e eksportit të prodhimeve agro-ushqimore, si mjalti dhe mishi, drejt Kinës.

Në përfundim të veprimtarisë, kompanitë shqiptare, të mjaltit “Morava” dhe bulmeteve “Lufra”, i njohën të pranishmit me prodhimet e tyre, duke shprehur interesimin për gjetjen e partnerëve tregtarë nga Kina. Nuk munguan as prezantimet e kompanive kineze të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Konferenca u organizua nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Zyra e Tregtisë e Bashkisë Ningbo

Next Post
“Janë marrë si provë bisedat në WhatsApp”/ Flet avokati i 3 kontrollorëve: Ja akuza që rëndon ndaj tyre

"Janë marrë si provë bisedat në WhatsApp"/ Flet avokati i 3 kontrollorëve: Ja akuza që rëndon ndaj tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In