• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tryeza e partive, opozita: Ok për “McAllister” dhe vettingun. LSI-PDIU: Dakord me shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik

by Java News
17/05/2017 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i thirrur nga kryetarët të dy partive të djathta, kreut të PR Fatmir Mediut dhe kreut të PAA Agron Duka, i cili ka zgjatur rreth 2 orë, ka përfunduar pa një marrëveshje finale, megjithëse lideret e partive te vogla u shprehen besimplote per arritjen e nje marreveshje.

Kreret e partive te vogla kane dale nga takimi ndersa Rama dhe Basha po zhvillojne nje takim koke me koke.

Përfaqësuesit e partive të opozitës, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën “McAllister” për të tejkaluar ngërçin. Edhe dy aleatet e Rames, LSI dhe PDIU , janë shprehur pro shtyrjes së zgjedhjeve për një datë të arsyeshme, 16 korriku, që paraqitet edhe në paketën në fjalë.

Fatmir Mediu deklaroi se Rama shprehu opsione per levizje te dates se zgjedhjeve brenda qershorit.

“Në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe të ndryshme. opozita ka ritheksuar se ka miratuar paketën e Yee dhe ambasadorit Lu, kjo është paketa McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, vec zotit Rama. Opozita është e gatshme ta miratojë këtë paketë, të votojë vettingun dhe të procedohet me zgjedhje. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mos ndikohen nga droga por nga standardet. Vlerësoj angazhimin e LSI, PDIU dhe LIBRA që shprehën gatishmërinë për ta mbështetur këtë paketë.“, deklaroi Mediu.

Për Petrit Vasilin paketa McAllister e ka të përcaktuar qartë datën e zgjedhjeve, që është 16 korriku sipas ti. Një një deklaratë pas takimit 2 orësh në kryesinë e kuvendit, kryetari i LSI deklaroi se forca e tij politike mbështet plotësisht paketën dhe kërkoi që të vihet në zbatim menjëherë.

“Sot patëm mundësi të zhvillonim një dialog më të gjërë. Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohem me produktin e negociatave mes PD-PS, të negociuara edhe nga zyrtari i DASH. LSI e bindur dhe e palëkundur që paketa McAllistër duhet të zbatohet pikë për pikë, dhe duhej pranuar që në fillim, por nuk është kurrë vonë. Paketa i jep zgjidhje krizës dhe është e pranueshme për të gjithë. Çdo minutë kohë e humbur është në dëm të vendit. Sjellja politike të shihet në këtë dritë dhe përgjegjeshmëri, pasi çdo shkarje na çon në pasiguri. Paketa McAllister ka datën 16 korrik si datë zgjedhjesh, dhe ky është një limit i arsyeshëm në kohë. Rama dhe Basha po diskutojnë kokë më kokë. Besoj se kompromisi do të arrihet, nuk ka arsye të rrimë peng”, deklaroi Vasili.

Mimoza Hafizi “Insistojmë në standardet zgjedhore. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm mes disa partive të mëdha. Çdo shqiptar e di që standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash, por me zgjidhje reale. Ndaj kusht mbetet numërimi elektronik. Drafti i diskutimit ishte paketa McAllister.“

Edhe Shpëtim Idrizi deklaroi se paketa McAllister i jep zgjidhje krizes dhe se PDIU eshte dakord me shtyrjen e zgjedhjeve

“Paketa Mcallister serioze dhe i jep zgjidhje krizës. Paketa e përcakton qartë datën e zgjedhjeve, 16 korriku. Takimi mes Bashës dhe Ramës, besoj se jemi afër gjuhës së përbashkët. Shpresoj që takimi Rama-Basha të gjejë një zgjidhje. Rama kundërpropozoi diçka pak më ndryshe, por që i jep garanci opozitës. Jam shpresëplotë se do të ketë një marrëvëshje dhe tu japim shqiptarëve zgjidhje dhe të kenë mundësi të votojnë“, tha Idrizi

Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat./javanews.al/a.ç

Next Post
LETRA/ Xhafaj replikon me Llallën: Reforma nuk e bllokon Prokurorinë

Xhafaj takon homologun italian: Bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

August 9, 2026
“U zbulua shkaku i “bereqetit të zi””/ Rama: Një pemë 8 metra ishte “varrosur” në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar

“U zbulua shkaku i “bereqetit të zi””/ Rama: Një pemë 8 metra ishte “varrosur” në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar

August 9, 2026
Haxhimali kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

Haxhimali kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

August 9, 2026
Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

August 9, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani i vendos kushte të reja SHBA-ve! Goditet anija e Emirateve në Hormuz

August 9, 2026
Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit

Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit

August 9, 2026
Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

August 9, 2026
”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

August 9, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”/ Braçe pas zjarrit në Krujë: Zjarrfikësit meritojnë më shumë

August 9, 2026
Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com