• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tryeza Avokati i Popullit-OSBE: Të përmirësohen kushtet në burgje

by A R
05/10/2016 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot një tryezë për situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në institucionet shtetërore, në vitin 2015. Zëvendëskryetari i Prezencës, Robert Wilton, tha se, gjatë viteve të fundit, mbrojtja e të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, falë edhe punës së pandalshme të Avokatit të Popullit.

Megjithatë, tha ai, mbipopullimi mbetet një shqetësim, i cili vë në vështirësi administratën e burgjeve; kërcënon të drejtat e personave të privuar nga liria; mund të çojë në trajtim të papërshtatshëm të të burgosurve; si dhe dobëson së tepërmi mundësinë e rehabilitimit.

Ai shtoi se një tjetër shqetësim i veçantë, ngritur nga Prezenca e OSBE-së, është trajtimi i të burgosurve me probleme të shëndetit mendor. “Është shumë e rëndësishme që ata të trajtohen jashtë sistemit të burgjeve, sikurse përcaktohet nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar”, tha Wilton. Ai tha se shpresonte që përpjekjet e qeverisë për të ndërtuar një spital të ri për personat me problem të shëndetit mendor që kanë kryer krime dhe që me vendim gjykate janë të detyruar t’i nënshtrohen trajtimit të japin fryte së shpejti.

Avokati i Popullit, Igli totozani, u ndal, gjithashtu, te çështjet e mbipopullimit dhe të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor. Ai tha se megjithë hapjen e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në Fier dhe Berat, si dhe rikonstruksionin e institucionit “Jordan Misja”, mesatarja vjetore e mbipopullimit është 25% mbi kapacitet, një realitet që, sipas tij, duhet ndryshuar patjetër.

“Mbetet akoma një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe e ligjit për shëndetin mendor trajtimi i personave për të cilët nga gjykatat është vendosur masa “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” në Institucione penitenciare e Spitale Psikiatrike. Ligji për shëndetin mendor e ka parashikuar qartë në nenin 28 të tij, ngritjen e Institucionit të Posaçëm Mjekësor për të cilin pati edhe një Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë në 2014, por që nuk u zbatua asnjëherë,” tha ai.

Totozani vlerësoi bashkëpunimin me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, duke theksuar se, ndryshe nga më parë, ka një vullnet pozitiv për zgjidhjen dhe kapërcimin e problemeve të konstatuara./a.m.

Next Post
Lame: Objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin, s’legalizohen

45 mijë objekte nuk mund të legalizohen, shkelën afatet kohore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In