• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

45 mijë objekte nuk mund të legalizohen, shkelën afatet kohore

by A R
05/10/2016 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë objekt i ndërtuar pas qershorit të 2014 nuk do të përfshihet në proces legalizimi. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, bëri edhe një herë të qartë dje se nuk do të pranohen kërkesat e mbërritura nga ata që kanë ndërtuar pas këtij afati.

Bëhet fjalë për rreth 45 mijë familje, të cilat nuk kanë respektuar kriterin kohor duke u përjashtuar automatikisht nga procesi.
Të paktën deri më tani, sa kohë nuk ka ende një hapë- sirë ligjore që lejon përfshirjen e tyre. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2006 deri në 2015 kanë plotësuar formularin e aplikimit rreth 450 mijë familje.

Në vetëdeklarim, sipas Lames, janë përfshirë edhe një numër objektesh të cilat nuk mund të përfshihen në legalizim për shkak të kohës së ndërtimit të tyre. Kjo shifër varion nga 7-10% të vetëdeklarimeve, që do të thotë rreth 45 mijë. Po ashtu ka pasur edhe shumë qytetarë, të cilët kanë deklaruar më shumë se një herë. Në këto kushte numri i ndërtimeve pa leje që janë përfshirë në proces legalizimi në periudhën 2006-2015 është 320 mijë objekte.
Edhe pse nuk mund të flitet për numra, nga procesi do të skualifikohen edhe shumë familje, të cilat kanë ndërtuar në shkelje të kritereve të vendosura. Të tillë janë ata që kanë ndërtuar mbi kolektorë, në zonat e mbrojtura, zonat që rrezikohen nga përmbytjet etj. Për këto raste do të shikohet mundësia e dëmshpërblimit.

LEJET

I ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, kreu i ALUIZNI-t prezantoi të dhënat e deritanishme nga procesi i formalizimit. Sipas Lames, nga nisja e procesit në 2006 dhe deri më tani janë pajisur me leje 88 mijë familje, ndërkohë që synohet që në periudhën e mbetur shifra të shkojë 100 mijë.
Pra, do të jenë rreth 12 mijë ndërtime të cilat do të legalizohen rishtazi në tremujorin e mbetur të këtij viti. Pjesa dërrmuese e lejeve janë lëshuar në tri vitet e fundit, rreth 66 mijë. Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, ngriti shqetësimin se sa prej këtyre lejeve të dhëna kanë përmbyllur procesin e regjistrimit në Hipotekë.
Duke mos dhënë shifra se sa prej tyre kanë marrë tapi, Lame tha vetëm se procesi po ecën normalisht. Janë pikërisht ndryshimet e miratuara së fundmi ato që pritet t’i japin një kthesë procesin, duke e orientuar në shinat e zgjidhjes. Duke nisur nga ky muaj e në vijim, aplikimin për tapi do ta kryejë ALUIZNI. Qytetarët do të njoftohen vetëm kur certifikata e pronë- sisë të jetë gati dhe ata duhet ta tërheqin.

DISKUTIMET

Gjatë seancës në Kuvend, deputetët ngritën shqetë- simin për korrupsionin në zyrat e ALUIZNI-t, tenderin për matjet në terren dhe për kompensimin e pronarëve. Sipas deputetes së PD-së, Mimoza Hajdarmataj, është e pajustifikueshme që ALUIZNI tenderon kompani private për të kryer punë të përfunduara, shkruan Panorama.
Por, sipas Lames, asnjë nga matjet e kryera më parë nuk janë të vlefshme duke diktuar domosdoshmërinë e ribërjes nga fillimi. Lame u ndal edhe te rastet e korrupsionit, duke paralajmëruar largim nga puna për punonjësit që kërkojnë ryshfet në këmbim të lejes. Ndërsa për pronarët e tokës, ai nënvijëzoi se nga viti 2014 deri më tani janë adresuar 1.7 miliardë lekë për kompensimin e tyre./a.m.

Next Post
4.3 kg kanabis në banesë, arrestohet 52-vjeçari

Ngacmonte seksualisht 13-vjeçarin në mes të Tiranës, prangoset pedofili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar -

Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar –

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com