• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Truri” i operacionit në Gjakovë, ushtria e Kosovës teston aftësitë në stërvitje me NATO-n

by B K
26/05/2025 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Forca e Sigurisë së Kosovës do të angazhohet me rreth 1 mijë ushtarakë në stërvitjen “Defender Europe 25” që nisi të hënën dhe pritet të mbyllet më 9 qershor krahas ushtrive të 28 shteteve pjesëmarrëse.

Kosova është gjithashtu një nga 18 vendet pritëse të kësaj stërvitjeje ku do të marrin pjesë gjithsej 25 mijë ushtarë.

Në Aeroportin e Gjakovës është vendosur komanda amerikane taktike e Divizionit 28 të këmbësorisë që do të udhëheqë me të gjitha brigadat në rajonin e Europës Juglindore.

Ndërsa në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës do të zhvillohen operacione luftarake sulmuese, mbrojtëse dhe të stabilitetit nga njësitet e FSK, njësi ushtarake të Gardës së Ajoas, njësi dhe personel nga Republika e Shqipërisë, e Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Kosova me FSK do të marrë pjesë në këtë ushtrim afërsisht me një numër prej 1 mijë pjesëtarësh të cilët përveç në Kosovë, që do të jetë numri më i madh i pjesëtarëve të FSK-së që do të ndjekin pjesën e ushtrimit, do të dislokohen dhe tashmë është dislokuar edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Përmes kësaj stërvitjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës synon të dëshmojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit.

“FSK, gjegjësisht komandat e FSK-së, e vlerësojnë vetveten në këtë rast sa janë kompatibile me forcat aleate të cilat janë pjesëmarrëse në këto ushtrime. Aty shihet ajo barazia e njërit shtab të FSK me një shtab përkatës të shtetit mik i cili është pjesëmarrës në ushtrim dhe këtu më pastaj bëhen krahasime dhe nxirren mësimet”, deklaroi koloneli Hysen Gecaj.

Ushtarakët vlerësojnë se përkundër sfidave me të cilët ballafaqohet herë pas here Forca e Sigurisë, kryesisht për shkak të politikës, gëzon besueshmëri tek aleatët.

“Ky është një tregues që FSK po ecën përpara në kuptimin e ngritjes profesionale jo vetëm të eprorëve të saj, oficerëve dhe nënoficerëve, por edhe në kuptimin e shkathtësive luftarake po ashtu në pajisje”, tha koloneli Hysen Gecaj.

Dy vite më parë, për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ishte anuluar në fund aktiviteti i “Defender Europe 23”, ndërsa ish-ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte deklaruar se ishte pasojë për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës.

Next Post
‘Berisha, politikan hipokrit’, Gjikondi: Tjetër thotë e tjetër bën, mbushi partinë me kamikazë

‘Berisha, politikan hipokrit’, Gjikondi: Tjetër thotë e tjetër bën, mbushi partinë me kamikazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In