• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trupi i Aldi Ramës transportohet falas nga agjencia funerale në Durrës/ Nëna e tij hap dyert e mortit, të afërmit: Nuk e njihnim, e rritën gjyshërit

by Java News
30/09/2021 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. Trupi nuk është tërhequr nga familjarët por nga morgu përmes agjencisë funerale gjatë orëve të vona të natës, dhe në lidhje me të nuk është plotësuar as skedë vdekje, një procedurë që zbatohet në çdo rast.

Askush nuk ka bërë pagesat për agjencinë funerale, e cila e ka dërguar trupin e pajetë në lagjen nr. 13 në Durrës, ku jeton nëna dhe vëllai i tij i madh.

Nëna e Aldi Ramës ka hapur dyert e mortit në Durrës për të pritur trupin e pajetë të djalit të tij. Policia ka marrë masat me një makinë patrulle e cila qëndron jashtë saj.

Të afërm kanë shkuar për ngushëllime teksa jashtë kameras së News24 kanë deklaruar se “Djalin Aldon nuk e njihnim, e kanë rritur gjyshërit”.

Aldi Rama u rrit me prindër të divorcuar, por varrimi do të bëhet nga nëna e tij në Durrës sot në orën 14:00, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Dy ditë më parë 21-vjeçari  vrau nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxha me dy plumba pas një operacioni antidrogë teksa aps 4 orësh arrati qëlloi dhe veten në kokë. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë.

g.kosovari

Next Post
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, deputetët e opozitës paraqiten fizikisht në sallë

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, deputetët e opozitës paraqiten fizikisht në sallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com