Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin e Kharkiv kanë mbërritur në kufirin me Rusinë, tha të hënën guvernatori rajonal. Oleh Sinegubov e bëri deklaratën në shërbimin e mesazheve Telegram.
BBC thotë se nuk është ende e qartë se sa trupa kanë arritur në kufirin rus dhe ku.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video që supozohet se tregon një numër ushtarësh nga një brigadë e mbrojtjes territoriale në një vend të paspecifikuar në kufi.
“Kemi mbërritur, jemi këtu”, thotë një nga ushtarët.
Ukraina ka larguar forcat ruse nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh ukrainas.
/a.r