• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trupat turke depërtojnë në zonat e kurdëve në Siri

by Java News
21/01/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë se trupat turke kanë kaluar kufirin sirian në ditën e dytë të operacionit të Ankarasë në territorin e udhëhequr nga kurdët.

Yildirim ka thënë se trupat kanë kaluar në rajonin Afrin, i cili kontrollohet nga Njësitet Kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG), kanë raportuar mediat turke. Nuk është specifikuar numri i ushtarëve turq të përfshirë në këtë operacion. Yildirim është cituar të ketë thënë se operacioni ka qëllim, krijimin e një zone të sigurisë 30 kilometra në brendi të Sirisë.

Forcat turke janë nisur më 20 janar një operacion për larguar kurdët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara nga territori Afrin, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së se një lëvizje e tillë mund të destabilizojë rajonin.

Turqia akuzon kurdët në Siri se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila zhvillon kryengritje në juglindje të Turqisë në më shumë se 30 vite.

Kjo parti konsiderohet grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Zyrtarët e milicisë kurde kanë thënë më herët se të paktën 10 persona, kryesisht civilë janë vrarë në sulmet ajrore të Turqisë drejt rajonit Afrin.

Zyrtarët turq kanë thënë se ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, ka folur në telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe se gjenerali i lartë i Turqisë, Hulusi Akar, ka informuar homologun e tij amerikan dhe atë rus për operacionin.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë sot, se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kanë diskutuar përmes telefonit lidhur me konfliktin në Siri, në veçanti për atë si të arrihet stabiliteti në veri të shtetit.

Lëvizjet turke kundër Njësiteve Kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG), mund të rrisin tensionet me Shtetet e Bashkuara.

SHBA mbështetet tek YPG për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe ka njoftuar për planet e krijimit të një forceje të sigurisë prej 30,000 personash në veri të Sirisë, ku do të ketë edhe luftëtarë të YPG-së.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka thënë se është duke tërhequr trupat e saj nga rajoni Afrin për “të parandaluar ndonjë provokim eventual dhe të largojë rrezikun për jetën e ushtrisë ruse”.

Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare presidentit sirian, Bashar al-Assad, ushtria e të cilit ka lënë të vdekur mijëra persona dhe ka detyruar shpërnguljen e miliona personave, pas shpërthimit të konfliktit në mars të vitit 2011. (Express)

Next Post
Insajder: Përgjimi telefonik mes serbëve përjashton mundësinë e vrasjes së Ivanoviçit nga shqiptarët

Insajder: Përgjimi telefonik mes serbëve përjashton mundësinë e vrasjes së Ivanoviçit nga shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In