• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trumpi trojan i Greqisë/ Mitsotaikis dhe njerëzit e tij të besuar që mund të trondisin Greqinë dhe vendet fqinje

by Java News
09/07/2019 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Greqisë, duket identik si një liberal perëndimor, ashtu si dhe është “rritur”.

Kreu i partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re është biri i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis (politika greke është padyshim dinastike) dhe i diplomuar në Harvard, Stanford dhe Harvard Business School.

Në një vend të shtrënguar nga masat e rrepta dhe varfëria, fitorja e pritshme e Mitsotakis në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës është portretizuar gjerësisht si kthim në normalitet për politikën greke, pas më shumë se një dekade trazirash politike dhe ekonomike pas krizës financiare të vitit 2008.

Por nësë shihni prapa tij, shfaqet një tablo tjetër.

Udhëheqësi i Demokracisë së Re mund të jetë një centrist i moderuar; pjesa tjetër e partisë nuk është aspak e tillë.

Edhe pse Tsipras e ka drejtuar partinë e tij drejt qendrës, Demokracia e Re anon pak në të djathtë.

Mitsotakis është bërë fytyra e pranueshme e një partie që përmban elemente të forta të djathta, të cilat, për më tepër, janë inkurajuar nëpërmjet suksesit global të së djathtës – kudo nga Hungaria, deri tek Shtetet e Bashkuara.

Në të vërtetë, Mitsotakis i detyrohet zgjedhjes së tij në udhëheqjen e fraksionit të vështirë të djathtë të Demokracisë së Re, Antonis Samaras, Adonis Georgiadis, nënkryetar i partisë, dhe një ish-ministër të Shëndetësisë në qeverinë e Samaras.

Georgiadis është një figurë e diskutueshme.

Ashtu si shumë nga krahët e djathtë sot, ai është akuzuar për antisemitizëm.

Ai gjithashtu ka hedhur dyshime mbi versionin zyrtar të kryengritjes së Polytechneion kundër juntës në vitin 1973 – një ngjarje e shenjtë për ndërgjegjen kombëtare.

Në mënyrë të veçantë ai deklaroi se ngjarja nuk pati viktima (në të vërtetë ka pasur rreth 40 vdekje civile).

“Nuk kishte vdekje në Polytechneion, as edhe një”, pohoi ai në TV drejtpërsëdrejti.

Demokracia e Re shkoi drejt fitores për kundërshtimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës së 2018 midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, në të cilën Syriza ra dakord të heqë veton e Greqisë për pranimin e Shkupit në NATO, në këmbim të vendit që ndryshoi emrin e tij.

Marrëveshja u mbështet nga të gjithë; BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara.

Zhvendosja e djathtë e partisë e ka origjinën e saj në pozicionin që u gjend disa muaj pasi Syriza mori pushtetin në 2015.

Tsipras kishte marrë detyrën në janar, duke premtuar të luftonte kundër Brukselit dhe të kundërshtonte “memorandumin” – marrëveshjen mes Athinës dhe kreditorëve të saj mbi shkëmbimin dhe lehtësimin e borxheve për një sërë masash shtrënguese.

Nga mesi i verës kjo marrëveshje kishte dështuar në të dyja synimet.

Për Tsipras dhe Syriza, ishte një rënie poshtëruese.

Por kjo nuk ishte diçka prej së cilës Demokracia e Re do të mund të përfitonte – pasi solli politikën e qeverisë greke në përputhje me një pozicion që ishte shfaqur prej kohësh.

Dhe kështu, duke kërkuar të dallonte veten nga qeveria, partia e Mitsotakis filloi të forcojë identitetin e saj të djathtë populist, shkruan Politiko.eu.

“Pasi nuk mund të kundërshtonte zbatimin e memorandumit, ajo duhej të kundërshtonte politikat e Syriza për çështje si, të drejtat e njeriut dhe të ashtuquajturat çështje kombëtare”, tha Augustine Zenakos, një gazetare e pavarur dhe anëtare e ekipit hetues të Manifoldit.

Kriza financiare e vitit 2008 ishte pothuajse ekzistenciale.

Greqia thuajse u rrëzua nga eurozona dhe masat shtrënguese e dëmtuan shumë klasën e mesme.

Ajo gjithashtu çoi në polarizimin ekstrem të diskursit publik.

Kjo “lejoi që retorika ekstreme, nacionaliste dhe reaksionare të bëhej kryesore në diskursin politik “, tha Zenakos.

Politikanët e Demokracisë së Re bënë beteja për çështje si dhënia e shtetësisë së fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi, të drejtat e homoseksualëve dhe marrëveshja e emrit të Maqedonisë.

Tani elementet ekstremiste nacionaliste janë të vendosur të luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

Është ky mjedis që ka lejuar shfaqjen e figurave si Georgiadis.

Dikur ata konsideroheshin si periferikë.

Sot, ata janë lojtarë kryesorë.

Retorika e tyre agresive infekton qarkullimin e gjakut të trupit politik.

Demokracia e Re, një parti e gjerë e krahut të djathtë, ka përfshirë gjithmonë elementë ekstremiste nacionaliste.

Për shkak të krizës së Greqisë, ata kanë fituar përparësi në parti.

Pavarësisht nga udhëheqësi i qendrës së Demokracisë së Re, tani ata do të luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

Greqisë mund t’i duhet të përgatitet për më shumë paqëndrueshmëri./Tema

g.kosovari

Next Post
Me viza dhe pasaporta false drejt Kanadasë, pranga dy shtetasve turq në Rinas

Me viza dhe pasaporta false drejt Kanadasë, pranga dy shtetasve turq në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com