• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trumpi, Putini dhe marrëdhënia më e rrezikshme në botë

by A R
16/08/2017 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Putini mendonte se më në fund kishte gjetur një President amerikan ku të mbështetej. gabohej…

Në nëntor të vitit që kaloi, natën e zgjedhjeve presidenciale, atmosfera në Pubin Union Jack në Moskë ishte festive. Një grup i përzgjedhur drejtuesish të mediave, aktivistësh pro Kremlinit dhe anëtarësh të parlamentit shihnin të ngazëllyer – dhe me një gëzim të pabesueshëm – teksa votat e kolegjit elektoral të Donald Trumpit shtoheshin drejt fitores. Në një qoshe të barit ndodheshin portrete me bojë vaji, në një stil heroik socialist, të Trumpit, marine Le Pen dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Një producent i Tsargrad TV, kanali pariotik ortodoks i Rusisë, bënte me gisht nga treshja duke festuar. “Bota e nesërme është e tyrja!”

Sot, ai rend i ri botëror nuk duket askund. Kongresi amerikan ka prishur romancën Trump-Putin dhe ka detyruar presidentin amerikan të firmosë sanksionet ekonomike më ndëshkuese që janë vendosur ndonjëherë ndaj Rusisë, për ta ndëshkuar Moskën, pse ka futur hundët në Ukrainë dhe Siri, bashkë me zgjedhjet në SHBA. Dhe përderisa zbulimet mbi një bashkëpunim të fshehtë mes ekipit të Trumpit dhe Kremlinit kanë nisur si një ortek drejt një krize që mund të përfundojë me impeachment, vlerësimi i dikurshëm i presidentit amerikan për Putinin është zhdukur.

Kolapsi i shoqërisë së admirimit të ndërsjellë Trump-Putin – potencialisht marrëdhënia politike më e rëndësishme në botë – është një histori shpresash jorealiste ruse, gjestesh amerikane të menduara keq dhe përpjekjeve të gabuara të Kremlinit për të ndërhyrë në demokracinë amerikane.

Putini besonte se Trumpi ishte njeri me të cilin mund të bënte punë, një pragmatist i gatshëm që të injoronte aneksimin e Krimesë nga Moska, mbështetjen për presidentin sirian Assad dhe luftënxitjen në Ukrainën lindore; dikush që mund të lejonte Kremlinin të kishte dorë të lirë në shkëmbim të mbështetjes së rusëve në luftën kundër terrorizmit.

Trumpi kishte admiruar prej kohësh lidershipin autoritar të Putinit dhe i kishte zili nivelet e mbshtetjes. Në fushatë, ai kishte vlerësuar Putinin si një mjet të dobishëm, ndonëse të vogël, në arsenalin e tij të stimujve anti Clinton. “Mendoj se do të kem një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin”, tha Trump në shtator 2016. “Dhe mendoj se do të kem një marrëdhënie shumë të mirë me Rusinë”. Të dy udhëheqësit gaboheshin… /

Dështimi i Putinit dhe Trumpit për të nisur një epokë të re bashkëpunimi pas Luftës së Ftohtë do u kushtojë shtrenjtë të dyve. Udhëheqësi rus përballet me thellim të izolimit ndërkombëtar dhe një shtrëngim të ngadaltë ekonomik. Por ështëmë keq për Trumpin. Fjalët e tij plot vlerësim shtynë Putinin që të përpiqej ta ndihmonte të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka prova deri tani, që Trumpi bashkëpunoi direkt në këtë përpjekje. Por përqafimi prej Putinit sërish mund të rezultojë fatal për manjatin, që donte thjesht të ishte “miku më i mirë” i të fortit të Rusisë. / Me shkurtime nga Newsweek – Bota.al

Next Post
18 Brymeri i Ministër Pisqollës

Teknikët e Bashës "nxijnë" zgjedhjet, zbardhet raporti për 25 Qershorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I arrestuar në Gjermani për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive

I arrestuar në Gjermani për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive

January 8, 2026
“Rendi botëror po shembet”, Danimarka e tronditur nga ambiciet amerikane për Groenlandën

“Rendi botëror po shembet”, Danimarka e tronditur nga ambiciet amerikane për Groenlandën

January 8, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Braho zhvillon mbledhjen e parë me trupën e SPAK: Angazhohuni me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal

January 8, 2026
Reshjet dhe ngricat, Rama publikon pamjet: Bashkëpunimi dhe përdorimi i gomave dimërore, të domosdoshme

Reshjet dhe ngricat, Rama publikon pamjet: Bashkëpunimi dhe përdorimi i gomave dimërore, të domosdoshme

January 8, 2026
21 tetori, dita e arrestimeve të bujshme: Fiks një vit më parë arrestohej Jamarbër Malltezi dhe Berisha vihej në masën e detyrimit me paraqitje

“Lajme të mira nga SHBA”, avokati: SPAK të merret me bëmat e Berishës e Metës!

January 8, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

January 8, 2026

SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

January 8, 2026
Aksidente masive në Rrugën e Arbrit, disa makina përfundojnë në kanal, shkak dëbora në rrugë

Aksidente masive në Rrugën e Arbrit, disa makina përfundojnë në kanal, shkak dëbora në rrugë

January 8, 2026
Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

January 8, 2026
The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In