Aktori Will Smith është i ofenduar me politikat “e çmendura” të Donal Trumpit saqë është i gatshëm ta sfidojë atë në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ylli i filmit “The Suicide Squad” ka folur për ambiciet e tij politike në emisionin Sunday Morning të CBS-së, derisa ka shtuar se ai nuk është i kënaqur me garën presidenciale.
Duke mos përmendur drejtpërdrejtë Trumpin, Smith ka thënë: “Nëse njerëzit vazhdojnë të thonë gjëra të çmendura për muret [mes Amerikës dhe Meksikës] dhe myslimanët, do të më detyrojnë që t’ia hyj politikës”. Smith ka thënë se në rast të fitores, ai do të bëhej lider i botës së lirë. “Duhet të jem president. Të lutem! Për çfarë tjetër më ka mbetur të garoj?” ka bërë shaka Smith.