Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do të takohet përsëri me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në nëntor në Kinë dhe në dhjetor në samitin e G20-ës në Florida.
Në nëntor, Kina do të presë samitin e APEC-ut në qytetin Shenzhen. Trump tha gjithashtu se vizita e Xi në Uashington këtë javë ishte e suksesshme dhe se “u arrit shumë”.
Më parë, Trump njoftoi përmes platformës së tij se Scott Bessant nuk do të merrte përsipër detyrën e “carit të Inteligjencës Artificiale”, duke thënë se dëshiron që Sekretari i Thesarit të mbetet në pozicionin e tij.
“Scott Bessant nuk do të bëhet Cari i Superinteligjencës. Së pari, ai nuk do. Së dyti, ai bën një punë të shkëlqyer në Departamentin e Thesarit dhe unë dua që ai të qëndrojë atje! Pse do të bëja një ndryshim të tillë?”
Javën e kaluar, Trump tha se planifikon të emërojë një këshilltar për inteligjencën artificiale dhe të krijojë një “Forcë të IA-së”, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth këtyre iniciativave ose se si do të zbatohen ato.











