• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump vendos të tërhiqet nga Siria, por kush po lufton atje, dhe për çfarë?

by Java News
20/12/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lufta e Sirisë është kthyer në një lëmsh të madh. Konflikti është ndarë praktikisht midis katër palëve, (Asadit, ISIS-it, Rebelëve dhe Kurdëve) dhe secila palë ka mbështetës të huaj, respektivisht: 1) Asadi ka Rusinë, Iranin, Hezbollahun; 2) Rebelët kanë SHBA-në Turqinë, Vendet e Gjirit, Jordaninë; 3) Kurdët kanë SHBA-në ; 4) ISIS ka luftëtarët e huaj, ekstremistë islamikë. Dhe mbështetësit e huaj as nuk bien dakord me njëri-tjetrin se për kë apo kundër kujt po luftojnë. Për ta kuptuar situatën e Sirisë, duhet të kthehemi në fillim të konfliktit.
Krismat e para të kësaj lufte u shkrepën nga diktatori sirian, Bashar Al-Asad, në mars të vitit 2011, kundër demonstruesve paqësorë që vinin nga populli e që kërkonin të sillnin Pranverën Arabe edhe në Siri, siç po ndodhte në vende të tjera arabe (Tunizi, Egjipt, Libi).

Pas shumë protestash që sollën shumë të vrarë, protestuesit u kthyen në kryengritës dhe nisën të armatosen e t’i kthejnë plumbat Asadit. Kjo kryengritje u përshkallëzua kur një pjesë e madhe e ushtrisë së Asadit dezertoi dhe u bashkua me protestuesit. Ata u vetëquajtën “Ushtria e Lirë Siriane”. Kështu, kryengritja u kthye zyrtarisht në luftë civile.

Ekstremistë islamikë nga e gjithë bota, e sidomos nga vendet e Lindjes së Mesme, udhëtuan drejt Sirisë për t’u bashkuar me rebelët. Këtë lëvizje e mbështeti sidomos Asadi. Ai liroi të burgosurit xhihadistë për të ndotur në këtë mënyrë rebelimin, e për ta lidhur me ekstremizmin. Kështu, perëndimorët do ta kishin më të vështirë t’i mbështetnin. Rrjedhimisht, në Janar të vitit 2012, Al-Kaeda krijoi degën e saj të re në Siri, të quajtur Xhabat Al-Nusra.

Kryengritja u përshkallëzua kur një pjesë e madhe e ushtrisë së Asadit dezertoi dhe u bashkua me protestuesit. Ata u vetëquajtën “Ushtria e Lirë Siriane”. Kështu, kryengritja u kthye zyrtarisht në luftë civile.

Në të njëjtën periudhë, kurdët e Sirisë, të cilët kishin kohë që kërkonin autonomi, morën armët dhe u shkëputën në mënyrë jo-zyrtare nga regjimi i Asadit në veri të vendit. Ata nuk u panë me sy të mirë nga Turqia, e cila i druhet krijimit të një shteti kurd në Siri, për shkak se të kurdëve që janë brenda vetë territorit turk, e që mund të bashkohen e të fuqizohen në të ardhmen.

Në këtë verë të vitit 2012, në Siri nisi një luftë në distancë. Irani, aleati më i rëndësishëm i Asadit, ndërhyri për ta ndihmuar regjimin dhe në fund të vitit 2012, Irani nisi të dërgojë me qindra oficerë në terren si dhe furnizime të përditshme.

Duke parë këto zhvillime, vendet e Gjirit Persik, të pasura me naftë, nisën t’u dërgojnë para dhe armatime rebelëve, më shumë për të kundërshtuar ndikimin e Iranit.  Irani e shtoi praninë në vitin 2012, kur Hezbollahu, një milici libaneze, e mbështetur nga Irani,  pushtoi territoret për të luftuar përkrah Asadit. Edhe Arabia Saudite e shtoi praninë, si kundërpërgjigje, duke u dërguar rebelëve më shumë armë dhe para, këtë herë nëpërmjet Jordanisë, e cila po ashtu është kundër Asadit.

Por në vitin 2014, u krijua një problem më i madh. Një degë e Al-Kaedës, me baza kryesisht në Irak, u shkëput nga organizata, për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe u vetëquajtën ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), dhe u kthye në armik i vetë Al-Kaedës.

Në vitin 2013, Lindja e Mesme u nda midis vendeve kryesisht Suni, të cilët mbështesin rebelët, dhe midis shiitëve që mbështetin Asadin. Në prill të këtij viti, administrata e Obamës, e nxitur nga tmerret që po kryente Asadi dhe nga numri i lartë i të vdekurve, dha një urdhër të fshehtë që CIA të stërviste e të pajiste rebelët Sirianë. Por programi nuk eci siç duhej, dhe SHBA u bëri thirrje vendeve të Gjirit që të mos mbështesin ekstremistët. Megjithatë, këto kërkesa u shpërfillën.

Në gusht të vitit 2013, regjimi i Asadit përdori armë kimike kundër civilëve, duke shkaktuar reagime nga e gjithë bota. Pas pamjeve të fëmijëve të lënduar e të vrarë, Obama mbajti një fjalim të posaçëm ku tha se është përgjegjësi e gjithë botës që t’i përgjigjeshin regjimit të Asadit, pasi kishte përdorur armë kimike.

Që të shmangej ndërhyrja e SHBA-ve, Rusia propozoi që Siria të dorëzonte gjithë arsenalin e armëve kimike dhe SHBA-të t’i asgjësonin. Shqipëria u mendua të ishte vendi ku armët kimike do të asgjësoheshin, por ky vendim u kundërshtua nga populli shqiptar, që e detyroi qeverinë t’i refuzonte armët. Pas pak kohësh, SHBA-të u tërhoqën nga kjo ide dhe Siria mbeti shteti ku fuqitë e mëdha do të vazhdonin të ishin në konflikt, me Rusinë në mbrojtje të Asadit dhe SHBA-të kundër tij. Pak javë më vonë, agjentët e CIA-s u bashkuan me rebelët dhe SHBA u bë pjesëmarrëse në luftë.

Shqipëria u mendua të ishte vendi ku armët kimike do të asgjësoheshin, por ky vendim u kundërshtua nga populli shqiptar, që e detyroi qeverinë t’i refuzonte armët.

Por në vitin 2014, u krijua një problem më i madh. Një degë e Al-Kaedës, me baza kryesisht në Irak, u shkëput nga organizata, për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe u vetëquajtën ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), dhe u kthye në armik i vetë Al-Kaedës.

ISIS nuk lufton kundër Asadit, sa ç’lufton kundër rebelëve e kurdëve, duke krijuar kështu një mini-shtet që e quajti kalifatë. Në verë të vitit 2014, ISIS marshoi në Irak dhe pushtoi territor, duke bërë që gjithë bota t’i dalë kundër. Në shtator, SHBA-të, një vit pasi për pak sa nuk bombarduan forcat e Asadit, nisën të bomardojnë ISIS. Në verë të 2014, Pentagoni nisi të trajnojë forcat rebele të Sirisë, por vetëm ato që do të luftonin ISIS-in, jo Asadin.

Në Gusht, Turqia nuk e duroi më fuqizimin e kurdëve të Irak, ndaj nisën të bombardojnë bazat e tyre, edhe pse kurdët ishin duke luftuar kundër ISIS. Turqia nuk bombardoi ISIS-in, por vetëm grupet kurde në Irak dhe në Turqi. Dhe pikërisht kjo është një nga problemet e mëdha në këtë luftë, pasi SHBA-të shohin ISIS-in si rrezik kryesor, por aleatët e tyre kanë përparësi të tjera dhe kanë krijuar aleanca shumë të ngatërruara.

 

Në shtator të vitit 2015, Rusia e shtoi praninë në favor të Asadit dhe dërgoi avionë bombardues në bazat ruse të shpërndara nëpër vend. Rusia tha se u vendos për të luftuar ISIS-in, ashtu si Amerika, por në të vërtetë bombardoi vetëm rebelët anti-Asad, edhe disa që ishin mbështetur e pajisur nga SHBA-të.  Një vit më pas, në Shtëpinë e Bardhë erdhi Donald Trump.

Trump dha shenja se kishte ndërmend ta mbante SHBA-në larg Sirisë e ta linte Asadin në pushtet. Në fund të vitit 2016, Asadi, me ndihmën e avionëve rusë dhe të milicive iraniane, mori qytetin e Alepos duke i nxjerrë rebelët nga fortesat e fundit urbane.

Në verën e vitit 2017, Asadi përdori sërish armë kimike kundër civilëve, duke vrarë 85 në total, përfshi 20 fëmijë. Trump tha se qëndrimi i tij ndaj Sirisë e Asadit kishte ndryshuar shumë, për shkak të sulmeve. Brenda pak ditësh, SHBA-të sulmuan një bazë ajrore të Asadit në Siri, me raketa. Tomahok. Ishte hera e parë që SHBA-të e sulmonin drejtpërsëdrejti regjimin e Asadit.

Kjo e ndërlikoi edhe më shumë luftën. Siria mbetet e rrënuar. Edhe sikur Asadi t’i rimarrë territoret, banorët aty janë të rebeluar kundër tij.  Dhe për sa kohë që vendet e huaja fuqizojnë secilin nga grupet vendase të përfshira në konflikt, është e qartë që lufta nuk pritet të mbarojë së shpejti.

Marrë nga VOX

Next Post
LIVE/ Dialogu me studentët, Rama: Tarifa do të përgjysmohet edhe për ata që janë me katra!

"S'e përmbushëm dot 5% të buxhetit për arsimin, e kemi objektiv afatgjatë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In