Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një mesazh të fortë ndaj Hamasit, duke e paralajmëruar se nëse nuk liron dhjetëra pengje izraelite, çmimi që do paguajnë, do jetë shumë i madh.
Në një postim të mërkurën, ai i kujton Hamasit dhe udhëheqjes së tij se u sigurua që ta pajiste Izraelin me gjithçka që i duhej për ta eliminuar plotësisht Hamasin.
““Shalom Hamas” do të thotë “Përshëndetje dhe Mirupafshim”
Ju mund të zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe ktheni menjëherë të gjithë trupat e njerëzve që keni vrarë, përndryshe mbaron për ju. Vetëm të sëmurët dhe të çoroditurit mbajnë kufoma, kurse ju jeni të sëmurë dhe të çoroditur!
Unë po i dërgoj Izraelit çdo gjë që i nevojitet për të përfunduar punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni atë që ju them. Sapo u takova me ish-pengët tuaj, të cilëve ju shkatërroni jetën.
Ky është paralajmërimi juaj i fundit! Për lidershipin, tani është koha për t’u larguar nga Gaza, ndërsa ju keni ende shansin. Gjithashtu, për banorët e Gazës: Ju pret një e ardhme e bukur, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bën, je i vdekur! Merrni një vendim të zgjuar. LIRONI PENGET TANI, PER Ndryshe DO TE PAGUHENI SHUM SHUM SHUM ME VON!”, thuhet në mesazhin e Trump.
Hamasi ka refuzuar vazhdimisht zgjatjen e fazës së parë të marrëveshjes me Izraelin, duke preferuar të fillojë e dyta, e cila parashikon mbylljen përfundimtare të konflikteve.
Izraeli njoftoi të dielën e 2 marsit se po pezullonte hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke akuzuar Hamasin se refuzoi të pranonte një propozim të minutës së fundit të SHBA për të zgjatur fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit deri në mes të prillit.