• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump u tërhoq nga Partneriteti Tregtar i Paqësorit, Trudeau: Gati marrëveshja e re pa SHBA

by A R
24/01/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri kanadez Justin Trudeau deklaroi se Kanadaja dhe 11 vendet e tjera pjesëtare të Partneritetit Trans-Paqësor kanë rënë dakord për një marrëveshje të rishikuar tregtare. Marrëveshja vjen pikërisht një vit pasi Presidenti Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja. Marrëveshja vjen mbas dy ditësh bisedimesh të nivelit të lartë në Tokio dhe u konfirmua nga Ministri i Tregtisë Kanadeze Francois-Philippe Champagne. Partnerët tani priten të punojnë drejt nënshkrimit të marrëveshjes deri në fillim të marsit. Trudeau deklaroi se marrëveshja i plotëson objektivat e Kanadasë për krijimin dhe ruajtjen e zhvillimit, prosperitetit dhe rrogave të mirë paguara për shtresën e mesme.

Që nga marrja e pushtetit, zoti Trump ka kërkuar rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën dhe e ka tërhequr SHBA-në nga Partneriteti Trans-Paqësor, një iniciativë e projektuar për të liberalizuar dhe rritur tregtinë rajonale.

Megjithëse pa anëtarin e saj më të madh, Shtetet e Bashkuara, anëtarët e mbetur të PTP-së janë zotuar për një marrëveshje  të re, Trudeau u tha krerëve të biznesit në Davos se një marrëveshje e rishikuar ishte nënshkruar në Tokio pas dy ditë bisedimesh të nivelit të lartë.

Marrëveshja vjen mes shqetësimeve që Trump do të tërheqë Shtetet e Bashkuara edhe nga marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut. Shtatëdhjetë e pesë për qind e tregtisë së Kanadasë kryhet me SHBA-në dhe Kanadaja është e gatshme për tu diversifikuar. Gjatë një vizite  në zyrën ovale të Trudeau në tetor, z. Trump tha “ne do të shohim se çfarë do të ndodhi me NAFTA”, por shtoi se “kam qenë kundër  asaj marrëveshjeje për një kohë të gjatë”.

Duke iu përgjigjur z.Trump, Trudeau tha gjithashtu se qeveria e tij është duke “punuar shumë për t’u siguruar që fqinji ynë në jug t’i njohi vlerat e marrëveshjes NAFTA, nga e cila nuk ka përfituar vetëm ekonomia jonë, por ekonomia e SHBA dhe ekonomia botërore”.

Megjithëse mundësia e një lufte tregtare ndërmjet ekonomive të mëdha është një nga shqetësimet e  ekonomisë botërore, optimizmi mbi perspektivën është në nivelin më të lartë se në çdo kohë që përpara se kriza financiare botërore  e një dekade më parë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, për shembull, ka përmirësuar parashikimin e saj të rritjes botërore për 2018 në 3.9 për qind, ndërsa India po rritet me një rritje më të lartë se 7.4 për qind, nga 6.7 për qind vitin e kaluar. Megjithatë, Kanadaja parashikohet të shohë rritje më të ulët se vjet, nga 3 për qind në 2017 në 2.3 për qind këtë vit.

/CBS NEWS/KJ

Next Post
Protesta e studentëve, reagon MAS: Nuk ka rritje tarifash

Protesta e studentëve, reagon MAS: Nuk ka rritje tarifash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In