• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump do ta bëjë më të drejtë Amerikën, thotë bashkëshortja e tij

by Java News
04/11/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e Melania Trumpit përpara njerëzve të mbledhur në tubimin elektoral në Filadelfia, Karen Pence, bashkëshortja e kandidatit republikan për zëvendëspresident Mike Pence, u tregua e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë.

“Unë e di që Amerika do ta dojë po aq shumë sa ç’e do ajo popullin amerikan”, tha ajo.

E shoqja e manjatit, që kërkon çelësat e Shtëpisë së Bardhë si i nominuari i Partisë Republikane, premtoi të përmirësojë kulturën e medias sociale, nëse do të jetë Zonjë e Parë e vendit, sepse sipas saj është bërë tejet e ashpër dhe e ligë, sidomos me fëmijët e adoleshentët.

“Gjërat nuk janë asnjëherë mirë kur një vajzë apo një djalë 12-vjeçar përqeshet, tallet, sulmohet. Është e tmerrshme, kur ndodh në sheshin e tyre të lojërave. Është totalisht e papranueshme, kur bëhet nga dikush pa emër që fshihet pas internetit. Duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për të komunikuar me njëri-tjetrin”, tha Melania Trump.

Dialogun dhe respektin për tjetrin, Melania premton ta ketë në fokus.

“Unë vet jam emigrante dhe lejomëni t’iu them se, askush nuk i vlerëson më shumë se unë vlerat e lirisë e të mundësive të barabarta që të jep Amerika. Dashuria për këtë vend ishte ajo që ndava me Donaldin në momentin e takimit tonë.

Ai e do Amerikën dhe e di sesi duhet vepruar drejt këtu, nuk merret thjesht me fjalë. Ai di si t’i shkundë gjërat”, tha Melania, transmeton tch.

Në muajin shtator, gjatë debatit të tyre të parë televiziv, Hillary Clinton i përmendi Donald Trumpit komentet fyese ndaj Miss Universit 1996, Alicia Machado, të cilën e quante “Miss derrkucja”.

Përgjigjja e tij ishte një tjetër sulm: pretendimet e një videoje kompromentuese të Machados…që në fakt nuk ekziston.

Për Melania Trump, ky ishte i pari fjalim i rëndësishëm që prej atij të mbajtur në konventën kombëtare të Partisë Republikane, për të cilin u akuzua se kishte kopjuar një fjalim të Michelle Obamës. (b.an)

Next Post
Zhgënjen sërish Interi, shqiptarët dalin me pikë

Zhgënjen sërish Interi, shqiptarët dalin me pikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In