• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump sulmon institucionin kryesor shkencor të SHBA-ve për kapitullin mbi klimën

by A R
21/07/2026 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka hapur një front të ri përplasjesh mbi çështjen e ndryshimeve klimatike, duke sulmuar një manual referues për gjyqtarët federalë që përmban një kapitull mbi shkencën e klimës.

Vetëm pak orë pasi ndoqi finalen e Kupës së Botës, Trump reagoi në rrjetin e tij social Truth Social, duke akuzuar Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë se kanë publikuar materiale “të rreme, të njëanshme dhe mashtruese” mbi ndryshimet klimatike.

Në postimin e tij, presidenti amerikan deklaroi se ka urdhëruar zyrtarët të shqyrtojnë financimin federal të manualit, i cili u mbështet pjesërisht nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (National Science Foundation).

“Taksapaguesit tanë nuk duhet të financojnë mashtrimin klimatik dhe gjyqtarët nuk duhet të ishin mbështetur kurrë në të”, shkroi Trump.

Kapitulli i kontestuar shpjegon bazat e shkencës së klimës, duke përfshirë mënyrën se si dioksidi i karbonit dhe gazrat e tjerë bllokojnë nxehtësinë në atmosferë, si edhe ndikimin e aktivitetit njerëzor në ndryshimet klimatike. Autorët e manualit theksojnë se shkenca është në zhvillim të vazhdueshëm, por mbështeten në vlerësimet e panelit shkencor të OKB-së, sipas të cilit djegia e lëndëve fosile është shkaku kryesor i ngrohjes globale.

Manuali prej rreth 1 mijë e 700 faqesh është hartuar si një udhëzues për gjyqtarët federalë mbi çështje shkencore që mund të lindin gjatë proceseve gjyqësore. Ai u publikua nga Qendra Federale Gjyqësore në bashkëpunim me Akademitë Kombëtare të Shkencave.

Pas kritikave të forta nga prokurorë të përgjithshëm republikanë, Qendra Federale Gjyqësore e tërhoqi kapitullin në muajin shkurt. Megjithatë, Akademitë Kombëtare vazhdojnë ta mbështesin përmbajtjen e tij dhe e mbajnë ende të publikuar në faqen e tyre zyrtare.

Nga ana tjetër, ekspertët hedhin poshtë pretendimet e Trump se manuali ka ndikuar në vendime gjyqësore me pasoja financiare. Michael Gerrard, drejtor i Qendrës Sabin për Ligjin e Ndryshimeve Klimatike në Universitetin Columbia, ka deklaruar se deri më sot nuk ekziston asnjë vendim gjykate në botë që t’i ketë ngarkuar përgjegjësi financiare një shteti apo kompanie vetëm për emetimet e gazeve serrë, edhe pse numri i proceseve gjyqësore mbi klimën është në rritje.

Next Post
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama 'klasifikon' protestuesit: "Flamingot" janë Shqipëria e re, sorrat shëmbëlltyrë e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

EMRI/ U arrestua në Spanjë pas katër vitesh në arrati, kush është 36-vjeçari që zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër! Krimi pas sherrit me pronarin

November 2, 2026
Zjarri përfshin katin e 11-të të një pallati në Shkodër, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dhjetëra apartamente

Zjarri përfshin katin e 11-të të një pallati në Shkodër, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dhjetëra apartamente

November 2, 2026
Turizmi sfidon shifrat! Sa realiste janë parashikimet për 15,5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2027?

Turizmi sfidon shifrat! Sa realiste janë parashikimet për 15,5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2027?

November 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Kryeparlamentarja e Kosovës për ligjin e Speciales: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK në shkallën e Apelit!

November 2, 2026
Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim

Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim

November 2, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Shefi i sigurisë së Iranit bisedë telefonike me Putin

November 2, 2026
Trafikim narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentash, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë

Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022

November 2, 2026
Balla uron Iotovën për zgjedhjen si Presidente e Bullgarisë: Do forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

Balla uron Iotovën për zgjedhjen si Presidente e Bullgarisë: Do forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

November 2, 2026
Çmimet e naftës bien me 6% me shpresat e diplomacisë SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien me 6% me shpresat e diplomacisë SHBA-Iran

November 2, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In