Komenti i fundit i Donald Trump ka qenë aq alarmues sa ai nuk është ftuar në një takim të Republikanëve gjatë ditës së sotme.
Në qendër të kritikave është komenti i fundit që ai ka bërë për Megyn Kelly, gazetarja e cila gjatë debatit Republikan, i bëri atij një pyetje rreth komenteve me natyrë seksiste që ai kishte bërë në të shkuarën.
“Mund ta shihje se po i dilte gjak nga sytë. Gjak që i dilte nga çfarëdoja e saj,” ka thënë kandidati për president në një inetrvistë për CNN.
Sipas redaktorit të RedState.com, ky koment i kaloi kufijtë dhe prandaj ai nuk e ftoi Trump në takimin e republikanëve, duke e quajtur atë një politikan joprofesional.









