“Groenlanda nuk është në shitje dhe ideja që ky territor mund t’i shitet Shteteve të Bashkuara është absurd”.
As kjo deklaratë e kryeministres së Danimarkës nuk shuan optimizmin e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili pohoi me gojën etij interesin për ishullin më të madh të planetit. Duke folur për gazetarët, kreu i Shtëpisë së Bardhë pranon diskutimet për blerjen e Groenlandës, megjithatë pranon se ky nuk është një prioritet i domosdoshëm.
Duke qenë se perandorinë e tij e ngriti falë blerjes dhe shitjes së pasurive të patundshme, Trump është i bindur se nga kjo do të dalë diçka shumë e mire: “Shumë gjëra mund të ndodhin. Është një ujdi shumë e madhe imobiliare. Groenlanda po e dëmton shumë Danimarkën, shtet i cili po humbet rreth 700 milionë dollarë në vit duke e mbajtur atë. Dhe për ne do të ishte mirë pasi është një pike strategjike për Shtetet e Bashkuara”.
Ndërkohë, Trump pritet të vizitojë Danimarkën në fillim të muajit të ardhshëm. Presidenti amerikan tha se çështja e Groenlandës do të jetë në agjendën e takimeve me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe atë të territorit autonom, Kim Kielsen. Megjithatë, takimi mes tyre nuk është konfirmuar ende.
g.kosovari











