Donald Trump u shpreh sot se mënyra si ai trajtohet është e denjë për “Gjermaninë naziste”, pas akuzave të pakonfirmuara se shërbimet ruse kishin mbledhur dokumente kompromentuese për presidentin e zgjedhur amerikan.
”Rusia nuk është përpjekur kurrë të ushtrojë presion mbi mua. Nuk kam të bëjë aspak me Rusinë”, deklaroi Trump.
”Nuk kam kontrata. Nuk kam borxhe. Asgjë prej gjëje”, rikonfirmoi Trump në “Twitter” disa orë pas konferencës së tij të parë për shtyp që prej zgjedhjes në postin e presidentit.