• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump rikthen përdorimin e armatimeve bërthamore në SHBA

by Java News
04/02/2018 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emër të sigurisë amerikane dhe botërore administrata Trump rikthen përdorimin e armatimeve bërthamore, shkruaje mediat

Politika e prezantuar nga Pentagoni parashikon futjen e bombave bërthamore me intensitet të ulët dhe riarmatimin e nëndetëseve me arsenal të raketave balistike bërthamore.

Kështu hidhet poshtë urdhri i ish-presidentit Bush, i cili i dha fund përdorimit të këtyre të fundit, por edhe plani i Barack Obama për çarmatimin e plotë bërthamor.

Ndërkohë që Sekretari i Mbrojtjes, Mattis ka theksuar se strategjia e re ushtarake është kundërpërgjigje ndaj natyrës, doktrinës, strategjisë dhe potencialit bërthamor të Rusisë.

I menjëhershëm ka qenë reagim i Moskës, e cila e dënoi një nismë të tillë, duke e akuzuar Amerikën për veprime luftënxitëse dhe paralajmëroi se do të merren masat e nevojshme në kuadër të sigurisë ruse.

Rusisë iu bashkua dhe Kina duke dënuar planet e porsa shpallura amerikane.

Pekini i kërkoi Uashingtonit që të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë, raporton dita.

“Vendi që zotëron arsenalin më të madh nuklear të botës duhet të ndërmarrë iniciativën e ndjekjes së trendit në fuqi e jo të shkojë kundër tij”, ishte deklarata e Ministrisë së Brendshme kineze.

Kina argumenton nga ana tjetër se politikat e veta janë defensive dhe se Uashingtoni e ka hiperbolizuar natyrën e kërcënimit të saj nuklear.

Ushtria amerikane beson se armët e saj atomike janë shumë të mëdha për t’u përdorur, ndaj kërkon që të zhvillojë bomba të një force shpërthyese më të vogël.

Amerikën e shqetëson fakti që arsenali i saj po vjetërohet, ndaj nuk do të jetë më frikësues kundrejt atyre që i konsideron kërcënime potenciale: Kinë, Rusi, Kore e Veriut dhe Iran.

Nga ana tjetër, dokumenti i Pentagonit argumentonte se armët e vogla me një forcë nën 20 kiloton janë më pak të fuqishme, por mbeten sërish shkatërruese.

Next Post
Vjosa del nga shtrati, nis evakuimi i familjeve në Vlorë dhe në Fier

Parashikimi/ Në mbrëmje bie rreziku nga përmbytjet, lumenjtë do tërhiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com