• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump reagon ashpër: Nuk do ta lejojmë korrupsionin që t’i vjedhë këto zgjedhje

by A R
06/11/2020 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet.

Por, ai shton se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë dhe fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi e tij ne disa shtete të venitej.

Ai tha se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”, tha Trump.

Trump paralajmëroi padi gjyqësore sipas tij për parregullsitë që kanë ndodhur në disa shtete dhe se ato mund të përfundojnë në gjykatën më lartë të vendit.

“Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura. Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”, tha ai.

Teksa po fliste, numërimi i votave në shtetet kyçe si Pensilvania, Xhorxhia, dhe Arizona po vazhdonte. Në Xhorxhia, me 16 vota elektorale, avantazhi i Presidentit Trump prej 9 mijë votash para deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë u pakësua në vetëm 3 mijë vota. Edhe në Pensilvani, avantazhi i Presidentit Trump ra në vetëm 64 mijë vota, ndërsa sasi të mëdha votash vazhdojnë të numërohen.

Në Arizona ende nuk ka mbaruar votimi por bazuar në numërimin deri tani të 88% të votave tregojnë se Biden kryeson.

Veç kësaj Trup tha se është në rrugën për të marrë Arizonën ku shtoi se, “Qëllimi ynë është të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve dhe nuk do të lejojmë korrupsionin të vjedhë këto zgjedhje kaq të rëndësishme”.

Në Arizona ende nuk ka mbaruar votimi por bazuar në numërimin deri tani të 88% të votave tregojnë se po kryeson Joe Biden.

/a.r

Next Post
Presidenti, foto nga liqeni: Flej pak gjumë se më duhet më shumë oksigjen

Presidenti, foto nga liqeni: Flej pak gjumë se më duhet më shumë oksigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kujdesi parësor tek digjitalizimi, Sala prezanton në OKB prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi

Nga kujdesi parësor tek digjitalizimi, Sala prezanton në OKB prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi

May 19, 2026
Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim

Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim

May 19, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

May 19, 2026
Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

May 19, 2026
SPAK kërkoi mbylljen e hetimeve për Irena Gjokën, GJKKO vendos kthimin e dosjes për hetime shtesë

SPAK kërkoi mbylljen e hetimeve për Irena Gjokën, GJKKO vendos kthimin e dosjes për hetime shtesë

May 19, 2026
Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

May 19, 2026
Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

May 19, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s’ka më demokraci!

May 19, 2026
Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

May 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 20 Maj 2026

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In