Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se besonte se udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin mund të ishte përfshirë në vrasje dhe helmime, edhe pse u përpoq ta zvogëlonte peshën e këtyre veprimeve duke vënë në dukje se ato nuk kishin ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton ata.
“Ndoshta po, ndoshta”, iu përgjigj drejtuesit të programit kur e pyeti nëse mendonte se Putini ishte i përfshirë në “vrasje dhe helmime”.
‘’Por, jo në vendin tonë”, theksoi presidenti duke marrë pjesë për herë të parë si president i vendit në programin popullor “60 minuta” nga CBS.
a.ç