• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump: Putin do të përballet me pasoja shumë të rënda, nëse nuk arrihet armëpushimi në Ukrainë

by A R
14/08/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Putin do të përballet me “pasoja shumë të rënda” nëse nuk bie dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë gjatë samitit të tij me Donald Trump në Alaskë. Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti amerikan.

Duke folur për mediat pas një telefonate me Volodymyr Zelensky-n dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump sugjeroi gjithashtu se do të kërkonte një samit të dytë nëse takimi me Putin-in do të shkonte mirë, kësaj here duke përfshirë edhe homologun e tij ukrainas.

“Nëse i pari shkon mirë, do të kemi një të dytë shumë shpejt,” u tha Trump gazetarëve në Uashington, citon The Guardian. “Do të doja ta bëja pothuajse menjëherë dhe do të kemi një takim të dytë të shpejtë mes presidentit Putin, presidentit Zelensky dhe meje, nëse ata duan që unë të jem aty.”

Trump nuk dha një afat kohor për takimin e dytë. Ai pritet të takohet me Putinin në Alaska të premten. Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf–Richardson, një objekt strategjik gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.

I pyetur nëse Rusia do të përballet me pasoja nëse Putini nuk pranon ta ndalë luftën pas takimit në Alaska, Trump u përgjigj: “Po, do të ketë… pasoja shumë të rënda.”

Deklaratat e presidentit pasuan atë që ai e përshkroi si një telefonatë shumë të mirë me liderët evropianë, gjatë së cilës u diskutua objektivi dhe strategjia për samitin. Ai i qetësoi udhëheqësit evropianë duke u siguruar se prioriteti i tij ishte një armëpushim dhe se nuk do të bëhej asnjë lëshim territorial pa përfshirjen e plotë të Kievit.

Qasja e Trump në video-konferencë, siç e përshkroi Emmanuel Macron i Francës, duket se i qetësoi disa nga liderët, të cilët bënë një thirrje të fundit kolektive që presidenti amerikan të mbrojë sovranitetin e Ukrainës dhe sigurinë evropiane gjatë bisedimeve.

Next Post
Shqipëria në flakë! Bilanci: 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

Shqipëria në flakë! Bilanci: 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com