• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Trump po luan me zjarrin, po çon botën drejt luftës”

by A R
23/09/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trumpi rrezikon paqen botërore. Ai luan me zjarrin me Korenë e Veriut dhe Iranin dhe zgjeron në këtë mënyrë hendekun me evropianët. Kjo në një kohë kur ai mund të mësonte shumë prej tyre, mendon Max Hofmann.

A mund t’ia marrë mendjen me diçka ndonjëri presidentit të SHBA? Ndoshta me ndonjë objekt që shkëlqen? Qoftë edhe me ndonjë video për të qeshur në youtube ose me ndonjë pseudoshfaqje fushate elektorale në provincat e SHBA. Sepse kur merret me temat e politikës së jashtme Donald Trumpi, me Korenë e Veriut dhe me Iranin për shembull, atëherë partnerët e tij i zë tmerri. Para së gjithash në Evropë.

Pas viteve të përgatitjes, partnerët e negociatave diskutuan edhe 20 muaj për marrëveshjen atomike me Iranin. Bashkimi Evropian u ndodh në tryezë dhe suksesin e llogariti qartësisht edhe si vepër të tij. Në fund të fundit, këtu dha fryte ajo me të cilën evropianët preferojnë t’i zgjidhin krizat: diplomacia klasike. Që atëherë, Organizata e Energjisë Atomike ka kontrolluar tetë herë, nëse iranianët i plotësojnë vërtet kushtet. Përgjigja gjithmonë qe “Po”! Kaq bindëse qenë rezultatet, sa kancelarja gjermane vetë propozoi që kjo marrëveshje të merret si projekt për ta përdorur për hapat e mëtejshëm në çështjen e Koresë së Veriut.

Konfrontim i drejtpërdrejtë me Evropën

Tani vjen Donald Trumpi dhe kërcënon me prishjen e suksesit më të madh të diplomacisë ndërkombëtare dekadat e fundit. Për se? Për një premtim elektoral të çmendur. Ai e përmend Korenë e Veriut dhe Iranin me një frymë dhe tingëllon sikur të dy duhet të trajtohen me të njëjtën ashpërsi. Që t’i hedhin të dyja këto vende në të njëjtën tenxhere, kjo nuk do t’u ndodhte evropianëve. Ata e dinë se çfarë pasojash shkatërrimtare do të sillte përpara derës së tyre prishja e marrëveshjes atomike me Iranin: destabilizimin e Lindjes së Afërt, një kthim të Iranit në drejtim të Kinës dhe Rusisë, një forcim të forcave antiperëndimore dhe kështu me radhë.

Çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian? Ai me siguri që do t’i përmbahet marrëveshjes – këtë e ka bërë tashmë të ditur kryediplomatja e BE, Mogherini. Pavarësisht nëse SHBA do t’i përmbahen ose jo marrëveshjes. Në praktikë kjo mund të kishte pamjen që amerikanët  të vendosin sërish sanksione, por jo evropianët. Me këtë ata do të ishin në kurs të drejtpërdrejtë konfrontimi. Si do të reagonte presidenti i SHBA ndaj kësaj është e paqartë. Njëkohësisht Perëndimi do të humbiste çdo besueshmëri si njësi morale dhe politike dhe dëmet do të linin gjurmë. Kur SHBA dhe BE nuk janë më në gjendje të veprojnë së bashku, ato as i merr më njeri seriozisht. Pra BE nuk do t’i mbetet më gjë tjetër, se të shfrytëzojë atë ndikim që i ka mbetur ndaj qeverisë Trump. Evropianët duhet të përpiqen që t’i mbajnë në marrëveshje amerikanët.

Max Hofmann Max Hofmann

Diplomaci e vështirë

Për sa i përket Koresë së Veriut, shpresat janë më errëta se për Iranin. Këtu ndikimi i evropianëve është shumë i vogël. Bubullimat atomike të Donald Trumpit dhe të Kim Jong Uns-it, BE nuk mundet dhe nuk do t’i ndjekë pas. Kërkesa e BE që këtu të shfrytëzohen vetëm mjete politike dhe diplomatike duket sikur evropianët ta godisnin problemin me pambuk. Kjo megjithatë është rruga e drejtë dhe e vetmja që mund të ndjekë BE. Edhe këtu del sërish në pah sa i madh është bërë hendeku midis Evropës dhe Amerikës në çështje delikate politike.

Një goditje të verbër ushtarake shumë besojnë se presidenti i SHBA edhe mund ta ndërmarrë. Për negociata të barazpeshuara dhe komplekse, burrit të zemëruar në Shtëpinë e Bardhë i mungon durimi, ekspertët dhe kompetenca. Të gjitha këto i ka Evropa.

/DW/a.m.

Next Post
Mos i neglizhoni këto 10 shenja, ai po ua ‘dredh’…

Mos i neglizhoni këto 10 shenja, ai po ua 'dredh'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

January 25, 2026
Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In