• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i neglizhoni këto 10 shenja, ai po ua ‘dredh’…

by A R
23/09/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një marrëdhënie është një gjë e komplikuar dhe e brishtë, sidomos mes 2 njerëzve që janë të dashuruar.

Nuk është gjithmonë e mundur të ruash një marrëdhënien siç ishte në vitet e hershme të njohjes. Kur ndjenjat janë zhdukur, mund të fillojnë gënjeshtrat dhe tradhtitë.

Ja disa shenja të cilat ju ndihmojnë të kuptoni kur partneri nis t’ju tradhtojë:

Ata shqetësohen nëse u prekni telefonin

Jo të gjithë mund ta durojnë kur njerëzit prekin gjërat e tyre personale. Për ta, nuk është shumë e këndshme. Megjithatë, nëse aksidentalisht merrni telefonin e partnerit dhe reagimi i tyre është i fortë dhe negativ, ndoshta kanë diçka për të fshehur prej jush…

Ata shpesh qëndrojnë vonë në punë

Nganjëherë njerëzit që thonë se punojnë vonë me të vërtetë punojnë vonë. Dhe nganjëherë ky është një mbulim banal për një romancë në zyrë, ose një mungesë dëshire për të ndenjur me partnerin. Pse ndodh? Duhet ta kërkoni përgjigjen në një diskutim të qetë. 

Janë xhelozë pa asnjë arsye

Në doza të vogla, xhelozia është një ndjenjë e mrekullueshme. Në vitet e para të një marrëdhënieje, është edhe e këndshme madje, sepse do të thotë që jeni me siguri të dashuruar. Megjithatë, nëse vite më vonë partneri juaj fillon të bëhet xheloz kot së koti, ndoshta i kanë vetë “duar të papastra”.

Irritohen nga vëmendja dhe kujdesi i tepërt

Shpesh na mungon shfaqja e dashurisë dhe vëmendjes nga të dashurit tanë, dhe njerëzit zakonisht e kërkojnë këtë gjë. Po nëse e mbushni me vëmendje dhe dashuri partnerin tuaj dhe ai ndihet i acaruar apo i pakënaqur, është mirë të ndaleni dhe të kërkoni arsyen.

Intimiteti ka ikur prej kohësh

Një jetë intime është e rëndësishme për një marrëdhënie harmonike. Nëse ka shumë pasion midis partnerëve në fillim, ai mund të zbehet me kalimin e kohës. Një mungesë e plotë e intimitetit është një shenjë shqetësuese. Për të ruajtur marrëdhënien tuaj, bisedoni me partnerin. Përpiquni të gjeni se çfarë kanë në zemrën e tyre dhe pse janë ftohur.

Nuk diskutoni plane për një të ardhme të përbashkët

Partnerët duan të diskutojnë planet e tyre për të ardhmen, veçanërisht në vitet e para të një marrëdhënieje. Ku do të jetojnë – në një shtëpi, apo apartament? Ku do të udhëtojnë – në Maldive apo Bullgari? Çfarë kafshësh do të marrin – një mace apo një qen? Nëse me kalimin e kohës njëri prej jush nuk është më i interesuar për të ardhmen e përbashkët, përpiquni të gjeni arsyen.

Japin shumë dhurata pa asnjë arsye

Gjithkush pëlqen të marrë dhurata. Veçanërisht një grua – ajo ndihet si një perëndeshë e vërtetë. Por, po sikur të merrni shumë dhurata dhe partneri ua jep ato më shpesh se zakonisht? Së pari, do të jeni të kënaqura për këtë fakt. Por më vonë, do të lindin dyshime dhe pyetje logjike: përse sillen kështu? A kanë bërë diçka që të ndihen në faj?

Kanë ndryshime të forta të humorit.

Mund të ketë shumë situata të vështira në jetën tonë. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj stresit dhe tensionit. Kjo është arsyeja pse askush nuk është imun nga ndryshimet e humorit. Megjithatë, nëse ka shumë të tilla jeni të sigurt se nuk ka të bëjë me probleme në punë, ndoshta është më mirë të keni një bisedë të hapur, për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Ndryshojnë temë gjatë një bisede serioze

Nuk është koha më e mirë për të pasur një bisedë serioze menjëherë pas punës ose para se të shkoni në shtrat. Megjithatë, nëse partneri refuzon të flasë për tema të rëndësishme edhe në një moment të mirë, ndoshta vetëm po përpiqen të shmangin biseda të tilla. Mund të jetë një shenjë që ju duhet të shqetësoheni për të ardhmen e marrëdhënies tuaj.

Nuk janë të gatshëm t’ju prezantojnë me prindërit ose miqtë e tyre

Nëse keni kohë që jeni lidhur, por partneri juaj nuk ka asnjë ngut për t’ju prezantuar me miqtë apo të afërmit e tyre, kjo është një shenjë alarmante. Nëse ata janë seriozë për lidhjen me ju, nuk do të hezitojnë. A thonë se nuk janë gati, ndërsa ju vazhdimisht gjeni justifikime për sjelljen e tyre? Ndoshta thjesht nuk doni të përballeni me të vërtetën: nuk keni një vend të rëndësishëm në zemrën e partnerit tuaj./a.m.

Next Post
Gigi Hadid vishet si buqetë e vërtetë me lule

Gigi Hadid vishet si buqetë e vërtetë me lule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In