• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump para vendimit të madh për Iranin: Marrëveshje apo asgjësim? –

by Java News
23/09/2026 10:04
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se përballet me një “vendim të madh” nëse duhet ta sulmojë sërish Iranin apo të ndjekë rrugën e një marrëveshjeje paqeje.

Një anëtar i vetëm i delegacionit iranian e ndoqi fjalimin e presidentit të martën në New York. Gjatë fjalimit, Trump tha se mund ta “asgjësojë” Republikën Islamike nëse konflikti mbetet i pazgjidhur.

Para një audience aq të madhe sa shumë pjesëmarrës qëndronin në këmbë, Trump kundërshtoi gjithashtu “qeverisjen globale”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress. Ai u zotua se do të ndërmjetësojë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se do të sigurojë që SHBA-ja ta fitojë garën e inteligjencës artificiale.

Komentet e tij erdhën në një ditë të ngarkuar me diplomaci të nivelit të lartë, e cila përfshiu edhe bisedime mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë.

Trump është takuar me më shumë se 12 liderë botërorë, ndërsa luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë po e vënë në provë agjendën e tij të politikës së jashtme.

Ai e nisi fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme duke folur për arritjet e tij në ekonomi, emigracion, sigurinë kufitare dhe luftimin e krimit të dhunshëm. Fjalimi dukej më shumë i drejtuar ndaj votuesve në zgjedhjet e ndërmjetme amerikane të nëntorit sesa diplomatëve në Manhattan.

Një pjesë të madhe të fjalimit Trump ia kushtoi arsyetimit të luftës me Iranin. Konflikti ka rritur ndjeshëm çmimet globale të naftës dhe ka ndikuar në rënien e mbështetjes për të, që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën operacionet ushtarake në shkurt.

Toni i Trumpit ishte në kontrast me deklaratat e mëhershme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ky i fundit paralajmëroi se ndarjet globale po thellohen dhe theksoi “ndërvarësinë” mes popujve të botës.

Presidenti amerikan argumentoi se konflikti e kishte penguar Teheranin të siguronte armë bërthamore. Sipas tij, lufta kishte dëshmuar gjithashtu vlerën e asaj që ai e përshkroi si paqe përmes forcës – ultimatume në vend të marrëveshjeve apo kompromisit. “A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’u mundësojë atyre të rindërtohen dhe të krijojnë një vend shumë më të fuqishëm se kurrë më parë?”, tha ai.

“Apo ta asgjësoj Republikën Islamike dhe ta bëj këtë shpejt, duke mos u dhënë më kurrë mundësinë të vrasin dhe shkatërrojnë njerëz dhe vende? A t’i çoj në ferr?”, shtoi Trump.

Trump tha se beson se një marrëveshje me Iranin, të cilën deri më tani nuk ka arritur ta sigurojë, do të vijë menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Deklaratat pasqyruan strategjinë e tij të politikës së jashtme të diplomacisë shtrënguese – kërcënimin me forcë dërrmuese, duke e mbajtur njëkohësisht të hapur mundësinë e negociatave.

Trump më vonë u tha gazetarëve se zyrtarët amerikanë kishin zhvilluar një takim “shumë produktiv” treorësh me delegacionin iranian në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme.

Televizioni shtetëror iranian konfirmoi se ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, ishte takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i cituar nga agjencia shtetërore IRNA, tha më vonë se negociatat u zhvilluan përmes një ndërmjetësi nga Katari.

Sipas tij, ndërmjetësi përcolli kushtet e Teheranit, përfshirë përfundimin e luftës në të gjitha frontet dhe ndaljen e “akteve të agresionit” të SHBA-së.

BBC e pyeti Witkoffin se si kishin shkuar takimet, teksa ai po largohej nga ndërtesa e OKB-së. Ai u përgjigj duke ngritur gishtin e madh në shenjë pozitive.

Witkoff më vonë konfirmoi në X se bisedimet ishin zhvilluar “përmes ndërmjetësve, të cilët gjatë gjithë ditës lëvizën mes dy palëve”.

“Ata përfunduan me sukses një raund diskutimesh, për të cilin shpresojmë se do të rezultojë konstruktiv dhe premtues”, tha Witkoff. “Ndërmjetësit do të vazhdojnë punën e tyre.”

Në fjalimin e tij, Trump përsëriti gjithashtu parashikimin se diplomacia e tij do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Deri tani ka pasur pak shenja për zbutjen e luftimeve, ndërsa të dyja palët vazhdojnë sulmet reciproke me raketa dhe dronë thellë në territorin e njëra-tjetrës.

“Po punojmë shumë ngushtë me liderët e Rusisë dhe Ukrainës dhe do ta përfundojmë edhe këtë”, tha Trump.

“Kjo do të ndodhë, mendoj, më shpejt sesa njerëzit e kuptojnë”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet të mërkurën në New York me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Next Post
Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

September 24, 2026
Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

September 24, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!

September 24, 2026
Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

September 24, 2026
Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

September 24, 2026
Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

September 24, 2026
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

September 24, 2026
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com