• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump, ose një provokues si president

by A R
19/02/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka rrezik që përfytyrimet më të këqija të bëhen realitet. Presidenti amerikan nuk e sheh realitetin ashtu si është, por siç do ta shohë ai. Ai fyen politikanë që mendojnë ndryshe nga ai, mediat kritike ai i akuzon për gënjeshtare dhe i shpall si armike. Ajo që kancelarja Merkel ka thënë për presidentin Putin vlen edhe për Donald Trump: Ai jeton në botën e vet.

Aspak “makineri e sinkronizuar deri në detaj”

Kjo është e rrezikshme. Në fund të fundit nga aftësia e të gjykuarit të presidentit amerikan varet jeta e shumë njerëzve – në SHBA e kudo tjetër. Qeveria e Trump nuk funksionon si „një makineri e sinkronizuar deri në detaj”, siç do ai që të besojmë. Përkundrazi! Këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn duhej të dorëhiqej, sepse ka gënjyer presidentin. Një dekret për ndalimin e udhëtimit në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende kryesisht myslimane e bllokoi një gjykatë amerikane. Kandidatët për poste ministrash në administratë kanë tërhequr kandidaturat, sepse iu mungonin dukshëm kualifikimet për postet. Nuk të çudit që vlerat e popullaritetit për Trump kanë rënë brenda një muaji aq shumë, si asnjë president tjetër i SHBA-së.

Por asgjë nga këto nuk lë gjurmë tek Trumpi. Asnjë shenjë vetëkritike, që në këtë rast do ishte me vend. Gabimet e fillimit – kur pranohen – do të faleshin nga shumica e amerikanëve. Askush nuk pret që tek një qeveri e re, gjërat të ecin si në vaj që në fillim. Aq më tepër, kur shumë ministra, si edhe vetë presidenti, nuk kanë aspak përvojë qeverisjeje.

Por arroganca, me të cilën po sillet Trump, do të bëjë që të rritet rezistenca kundër tij. Opozita demokratike po e ndjen: Ndoshta ky president nuk do t’ia dalë të çojë deri në fund katër vitet e mandatit që ia jep kushtetuta. Ende jehojnë fjalët e Barack Obamës: Trump nuk i ka cilësitë që duhen për postin më të rëndësishëm. Vitin e shkuar shumë amerikanë e injoruan këtë si deklaratë fushate. Po tani? Si do të reagojë Trump në një krizë të vërtetë, kur ai shpërthen për shkak të një raporti kritik në televizion?

Shuhet shpresa se „posti formëson personin “

Konferenca e fundit për shtyp e Donald Trump ka groposur shpresat që posti i mëson zotëruesit edhe përulësinë. Trump nuk sillet si president, por reagon me nervozizëm ndaj kritikave. Ai kërcen mbi çdo shkop që ia mban gati shtypi. Dikur ai do të lodhet, shpresojnë kundërshtarët. Për aleatët e Amerikës ky nuk është lajm i mirë. Politika e mirëmenduar e perëndimit nuk funksionon, kur parimi bazë i presidentit amerikan është paparashikueshmëria. Madje edhe në Moskë po shuhet shpresa, se me këtë president amerikan do të përmirësohen marrëdhëniet. Pasi jo vetëm demokratët, por në numër gjithnjë e më të madh edhe republikanët po e refuzojnë një politikë të jashtme proruse. Një ligjësi e njohur në politikë të mëson, se lider i suksesshëm je vetëm atëherë, kur njerëzit janë të gatshëm të të ndjekin pas. Stili drejtues i Trumpit është irritues, në rastin më të mirë. / Miodrag Soric /DW

Next Post
Xhihadisti i arrestuar i ISIS-it: Kam vrarë qindra njerëz dhe përdhunuar mbi 200 femra

Xhihadisti i arrestuar i ISIS-it: Kam vrarë qindra njerëz dhe përdhunuar mbi 200 femra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In