Presidenti Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në mbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
“Do t’ju njoftojmë ndoshta më vonë sot,” tha Trump.
Deklarata e tij për të lejuar praninë e trupave amerikane në tokën ukrainase mund të sjellë një ndryshim të madh, pasi Ukraina i konsideron garancitë e sigurisë si thelbësore për çdo marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë.
Trump tha se Evropa do të udhëheqë në sigurimin e paqes, por se SHBA do të jetë e përfshirë.
“Ata janë vija e parë e mbrojtjes, sepse janë aty, në Evropë. Por ne do t’i ndihmojmë. Gjithashtu, ne do të jemi të përfshirë,” tha ai.
Trump u shpreh se nëse do të kishte një marrëveshje paqeje, ajo do të qëndronte.
“Mendoj se nëse arrijmë paqen, do të funksionojë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë,” tha ai.











