Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk i intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin të hënën për të diskutuar të ardhmen e Ngushticës së Hormuzit.
Duke folur me gazetarët në resortin e tij të golfit në Doonbeg në Republikën e Irlandës, Trump tha se “varet prej tyre” nëse duan të zhvillojnë bisedime me zyrtarë të lartë iranianë në lidhje me ngushticën.
Presidenti amerikan përsëriti pretendimin e tij se Irani “dëshiron shumë të bëjë një marrëveshje”, duke shtuar, gjithashtu, se lufta do të mbaronte ose para ose menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit më 3 nëntor dhe si rezultat “benzina do të bjerë si shkëmb”.











