• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump nuk është Rusvelt, por biznesmen

by Shpëtim Nazarko
15/11/2020 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko-

Mund të heqësh një paralele në planin historik midis periudhës që po jetojmë, periudhës së pandemisë dhe asaj të krizës së viteve 1930 të shekullit të kaluar që u quajt koha e “Depresionit të Madh”.

Edhe pandemia mund të çojë në ‘Depresion të Madh’ siç po vihet re dhe me një rënie po aq të madhe ekonomike, njësoj si në vitet 1930.

Mund ta vazhdosh këtë paralele historike duke thënë se në rast se në kohën e sotme Trump, që udhëheq Amerikën është kundërshtuar pothuajse nga pjesa më e madhe e shtypit edhe në kohën e viteve 1930 pra në kohën e “Depresionit të Madh” edhe Franklin Rusvelt ishte në një pozitë të tillë madje edhe shumë më të keqe sesa ajo e Trumpit sot.

Kundër tij ishte jo vetëm pjesa më e madhe e shtypit pothuajse e gjitha, sepse sindikatat dhe pronarët e shtypit morën vendime të ishin kundër këtij “komunisti të rrezikshëm”, por njëkohësisht edhe bankat por edhe oligarkia vendase ishte kundër tij. Rusvelti që ishte edhe invalid e nuk lëvizte dot, zhvilloi një fushatë, ndoshta më të varfrën në historinë e Amerikës, pa reklama dhe me mallkimin e gjithë shtypit, bankave por dhe oligarkisë vendase. Ndërkohë ai fitoi zgjedhjet në Amerikë në atë periudhë dhe mori edhe mandatin e dytë dhe të tretë dhe të katërt, (megjithëse kjo edhe për shkak të Luftës së Dytë Botërore) dhe diferenca ndaj kundërshtarit të tij nuk është parë më ndonjëherë në historinë e Amerikës. Ishte një diferencë shumë e madhe shumë e thellë dhe shumë mund të kërkojnë arsyet pse ndodh kjo?

Por në këtë paralele duhet të bëjmë një diferencë…Franklin Delano Rusvelt nuk ishte biznesmen kazinosh, ai ishte një mendimtar dhe si çdo mendimtar, po të bëjmë prap një paralele, u ngjante atyre perandorëve romakë siç është dhe e tillë perandoria amerikane në kohërat e veta më të mira, kohë në të cilën në këtë perandori udhëheqin burrat që janë filozofë, sa të mendjes po aq edhe të shpatës, Perandoria Romake ishte e shkëlqyer në kohën kur udhëhiqte Konstandini i Madh i Ilirisë, Mark Aureli, Çezari etj. Franklin Delano Rusvelti padiskutim ishte burrë i këtij kalibri. Me manovra të qarta dhe të sakta ai futi popullin amerikan në punë, hapi punëra të mëdha publike, mbylli 4000 banka dhe luftoi pa mëshirë oligarkët e vendit të vet.

Kjo ishte arsyeja e një suksesi shumë të madh. Trumpi nuk e bëri këtë, Trumpi nuk mund të jetë Franklin Delano Rusvelt. Ai është thjesht biznesmen dhe biznesmenët nuk mund të komandojnë perandoritë, nëse doni të shprehem me gjuhën e vjetër. Një biznesmen kazinosh si Trumpi natyrisht ka instiktin gjenial se ç’duhet të bëjë, por kultura e tij filozofike nuk e lejon të vazhdojë më tej. 4 vjet më parë, kur ai fitoi ndaj Klintonit, shumica e komentatorëve vunë re lëvizje të tipit gjenial të tij. Ai vajti dy ose tre herë në kohën e fushatës në shtetet ku dikur lulëzonte industria e automobilave, dhe politika aktuale i kishte kthyer këto qytete në shkretëtirë. Trumpi në këtë pikë fitoi popullaritet dhe u duk sikur do të vazhdonte në këtë linjë, që në të vërtetë mbante erë si Franklin Delano Rusvelt. Por Trump nuk vazhdoi i tillë si edhe thashë më sipër një biznesmen nuk mund të jetë filozof, s’mund të jetë Rusvelt dhe as Mark Aurel, Çezar etj. Kështu që nga kjo pikëpamje tentativat për të bërë krahasime sot ose me atë periudhë, sado të mira janë, çalojnë, por janë të vërteta për një gjë, për të theksuar idenë se një botë në të cilën Amerika kërkon të kryesojë nuk mund ta shoqërosh nën udhëheqjen e saj me një biznesmen. Kjo do të ishte një gjë e pamundur e që do të shkatërronte së pari atë vetë dhe pasatj të tjerët që kërkon ti udhëheqë.

Në kohët e krizave të mëdha dhe këtë e ka vërtetuar jo vetëm historia e Amerikës po edhe historia botërore gjenden udhëheqës me një profil të një lloji tjetër, që janë mendimtarë, sa të punës, sa të penës po edhe luftëtarë e po aq dhe të shpatës. Në këtë kuptim duhet të jemi të qartë se periudha e tanishme është një periudhë që e krahasuar me atë të viteve 30-të është një periudhë jashtëzakonisht e keqe jo vetëm për Amerikën, po edhe gjithë botën. Mendoj që pas viteve 90-të kjo krizë ka shoqëruar jo vetëm shoqërinë amerikane por edhe shoqërinë evropiane. Duhet thënë edhe një herë që kohërat e krizave të mëdha nuk mund kurrë të zgjidhen prej njerëzve që janë thjesht biznesmenë e jo mendimtarë./p.a

 

Next Post
Të hënën miratohet buxheti i 2021, të gjithë vëmendjen e merr Covid-19

Të hënën miratohet buxheti i 2021, të gjithë vëmendjen e merr Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In