Besohet se katër destrojerë të tjerë ndodhen tashmë në Mesdhe, në të cilat përfshihen anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, së bashku me nëndetëset bërthamore, Georgia dhe John Warner.
Vendosja e 12 anijeve luftarake në një mision të vetëm është një përqëndrim i forcës luftarake, një prej më të mëdhave që kur gjashtë aeroplanmbajtëse mbështetën pushtimin e Irakut më 2003.
Një gjë e tillë ndodhen ndërmjet tensioneve të larta teksa Donald Trump vijon ta konsiderojë ndërmarrjen e bombardimeve ajrore në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz në një qytezë të kontrolluar nga rebelët të shtunën.
Rusia ka kërcënuar se do të rrëzojë çdo raketë që do të lëshohet ndaj forcave të regjimit të Assadit, duke përdorur sistemin e saj të fuqishëm mbrojtës S-400.
Diktatori sirian Bashar al-Assad raportohet se i ka zhvendosur asette e tij ushtarake në bazat ruse në vend me shpresën se amerikanët dhe aleatët e tyre do të ngurrojnë të bombardojnë pranë forcave të Vladimir Putinit.
ma.me

















