• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-ve

by A R
13/11/2025 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump ka firmosur më në fund projektligjin për shpenzimet që rihap qeverinë dhe i jep fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-ve. Ai e nënshkroi ligjin afatshkurtër vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi atë me 222 vota pro dhe 209 kundër të mërkurën në mbrëmje, dhe dy ditë pasi Senati e miratoi me një shumicë të ngushtë.

Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se qeveria do të “rifillojë operacionet normale” pas një mbylljeje 43-ditore që “dëmtoi shumë njerëz“. Shumë shërbime qeveritare ishin pezulluar që nga tetori, dhe rreth 1.4 milion punonjës federalë ishin në leje pa pagesë ose punonin pa u paguar. Ndihma ushqimore ishte pezulluar dhe udhëtimet ajrore ishin ndërprerë në të gjithë vendin.

Shërbimet qeveritare pritet të rifillojnë në ditët në vijim, ndërsa ndërprerjet në udhëtimet ajrore pritet të lehtësohen përpara Festës së Falënderimeve. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kishte reduktuar trafikun ajror për shkak të mungesës së stafit si pasojë e mbylljes.

Kjo ndikoi drejtpërdrejt në anëtarët e Kongresit që përpiqeshin të mbërrinin në kryeqytet për votimin në Dhomën e Përfaqësuesve. Derrick Van Orden, një republikan nga Wisconsin, udhëtoi me motor gati 1 mijë milje (1 mijë e 609 km) për të hedhur votën e tij përpara se projektligji të dërgohej në tryezën e presidentit.

Projektligji siguron financim për të mbajtur qeverinë të hapur deri më 30 janar, kur ligjvënësit do të duhet sërish të gjejnë një mënyrë për ta financuar. Para se ta nënshkruante, Trump fajësoi vazhdimisht Partinë Demokratike për mbylljen. “E bënë thjesht për arsye politike,” tha ai. “Kur të vijë koha e zgjedhjeve afatmesme dhe të tjera, mos harroni çfarë i kanë bërë vendit tonë.”

Demokratët e Senatit arritën të shkaktojnë mbylljen pavarësisht se ishin në pakicë, sepse republikanët kishin nevojë për disa vota demokrate për të kaluar projektligjin e përkohshëm të financimit. Fillimisht, ata refuzuan ta mbështesnin, duke kërkuar që republikanët të pranonin zgjatjen e subvencioneve për sigurimet shëndetësore për amerikanët me të ardhura të ulëta, që pritet të skadojnë në fund të vitit.

Republikanët këmbëngulën se diskutimi për kujdesin shëndetësor mund të bëhej pasi të rihapej qeveria. Por të dielën, një grup prej tetë demokratësh të Senatit u shkëputën nga partia dhe ndihmuan në miratimin e paketës së shpenzimeve. Ata votuan pro në këmbim të një premtimi për votim në dhjetor për subvencionet e kujdesit shëndetësor.

Kjo shkaktoi zemërim brenda Partisë Demokratike dhe kritika publike nga figura si udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries dhe guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom. Senatori Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës në Senat, tha se paketa “nuk bën asgjë me rëndësi për të zgjidhur krizën e kujdesit shëndetësor në Amerikë”.

Senatori i Virxhinias, Tim Kaine ishte ndër demokratët që votuan pro kompromisit. Ai iu kundërpërgjigj kritikave, duke thënë se punonjësit federalë që ai përfaqëson “po e falënderonin” për marrëveshjen.

Pak orë para votimit për rihapjen e qeverisë, demokratët në Kongres panë betimin e anëtares më të re të tyre.

 Çfarë përfshin marrëveshja e shpenzimeve?

-Financim për qeverinë federale deri më 30 janar.

-Financim vjetor për Departamentin e Bujqësisë, ndërtimet ushtarake dhe agjencitë legjislative.

-Pagesë për të gjithë punonjësit federalë për kohën e mbylljes.

-Financim për Programin e Ndihmës Ushqimore (SNAP) deri në shtatorin e ardhshëm.

-Marrëveshje për votim në dhjetor për zgjatjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor.

Next Post
Ish-prokurori: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ish-kryetari i PD i ktheu ‘reston’ dhe e votoi në KPA

Ish-prokurori: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ish-kryetari i PD i ktheu 'reston' dhe e votoi në KPA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat…

“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat…

September 3, 2026
DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

September 3, 2026
BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

September 3, 2026
PD-në e ‘zuri’ mallkimi i Olldashit dhe veteranëve, selia si vend ‘vakëf’

“Krimi po sfidon shtetin”- PD reagon për situatën e rendit: tri ngjarje brenda ditës! Rama s’mund të fshihet pas propagandës “Rilindja 2.0”

September 3, 2026
Luis Enrique i bindur: “Topi i Artë” i takon një lojtari të PSG-së!

Luis Enrique i bindur: “Topi i Artë” i takon një lojtari të PSG-së!

September 3, 2026
KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 3, 2026
Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

September 3, 2026
“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

September 3, 2026
Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

September 3, 2026
Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com