• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump në pozitë të vështirë/ Ç’po ndodh në Shtëpinë e Bardhë pas izolimit të 3 ekspertëve më të mirë

by Java News
12/05/2020 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa po inkurajon “rihapjen” e ekonomisë, Presidenti Donald Trump po përballet me rastet e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në dukje sfidën me të cilën ai përballet për të shtuar besimin në një vend që ende po mëkëmbet nga pandemia.

Dy raste të njohura të COVID-19 mes personelit të një prej ndërtesave më të mbrojtura në Amerikë, kanë dërguar në karantinë tre nga ekspertët më të mirë mjekësorë të vendit dhe Nënpresidentin Mike Pence në “vetë-izolim”. Shqetësimi vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë këtë javë po thekson te populli amerikan hapat që ka ndërmarë për të siguruar shëndetin e tyre – me shpresën se do t’i ndihmojnë ata të rifillojnë aktivitetet normale.

“Këtë javë – ju do të dëgjoni Shtëpinë e Bardhë të flasë për gatishmëri dhe besim,” tha në Twitter Alyssa Farah, drejtoresha e Shtëpisë së Bardhë për komunikime strategjike. “Administrata Trump po punon tërë kohën për të shtuar kapacitetin tonë të testimit, për të rritur rezervat tona të pajisjeve mbrojtëse, shpërndarjen e terapive dhe dhënie e fondeve shteteve për t’u rihapur në mënyrë të sigurtë, në një mënyrë që Amerikanët të kenë besim.”

Megjithatë, ky mesazh u zhvlerësua nga ekspozimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë me rastet pozitive në vetë Shtëpinë e Bardhë dhe masat e reja mbrojtëse të zbatuara për të mbajtur presidentin Trump të sigurt.

Një memorandum i stafit të Shtëpisë së Bardhë udhëzon “të gjithë ata që hyjnë në kompleks, të venë një maskë ose mbulesë të fytyrës”. Stafi do të lejohet të heqë maskat nëse ata ulen të paktën dy metra larg nga kolegët e tyre. Vetë presidenti Trump ende nuk pritet të verë maskë.

Nënpresidenti Pence të hënën drejtoi konferencën telefonike javore të Shtëpisë së Bardhë me guvernatorët nga një dhomë e izoluar, pasi sekretarja e tij e shtypit doli e prekur me COVID-19 të premten. Dr. Deborah Birx dhe anëtarë të tjerë morën pjesë si zakonisht nga një sallë konferencash tha Pence, duke shpjeguar “rrethanën paksa të ndryshme”.

“Ne po ndërmarrim masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e presidentit,” shtoi Pence, sipas një regjistrimi të marrë nga agjencia AP. Shtëpia e Bardhë ishte pranë arritjes së testimit të përditshëm të disa anëtarëve të stafit për të gjurmuar sëmundjen.

Masat mbrojtëse të ngritura vijnë ndërsa Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Dr Stephen Hahn, janë të gjithë në izolim pas ekspozimit me stafin e infektuar të Shtëpisë së Bardhë.

Të tre ekspertët janë planifikuar të dëshmojnë para një paneli të Senatit të martën me temën “Siguria për kthimin në punë dhe kthimin në shkollë”. Megjithatë, ata së bashku me kryetarin e komisionit Lamar Alexander, republikan nga shteti Tenesi, do të marrin pjesë nga distanca. Alexander është duke bërë kanantinë pasi një anëtar i stafit të tij u testua pozitivisht për COVID-19.

Imazhet e zyrtarëve të lartë të administratës që marrin masa të tilla vijnë ndërsa shtetet kërkojnë të lehtësojnë kufizimet ekonomike të vendosura për të penguar përhapjen e virusit. VOA

g.kosovari

Next Post
Xhirimi bosh: Ulja e PD për reformën zgjedhore nisi në dhjetor të 2018-s, ja çfarë humbi vendi për 1 vit

"Zgjedhorja"/ Gjiknuri: S’e parashikoj ç’mund të ndodhë më 31 maj, jam optimist në arritjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In