• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump: Ndarja e fëmijëve nga prindërit, e dhimbshme

by Java News
19/07/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Videoja që qarkullon në internet me zërat vajtues të fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufi, e ka bërë edhe më të prekshme dramën e re të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ndarja e fëmijëve nga prindërit që përpiqen të hyjnë ilegalisht në SHBA është “tepër e dhimbshme”, por nuk dha shenja se do të ketë ndryshim të politikave. Regjistrimi nga ana tjetër nxjerr edhe një herë në pah errësimin e anës njerëzore të çështjes.

Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet ta votojë këtë javë reformën e ligjit të emigracionit. Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit i ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo tentojne të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan.

Rreth 2 000 të mitur janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe 6-javore deri në fund të majit. Edhe pse kushtet e qendrave të pritjes për ta janë të mira, politika e tolerancës zero po ndeshet me një valë në rritje zemërimi. Protesta masive u organizuan gjatë fundjavës në mbarë vendin, ndërsa ligjvënës, udhëheqës fetarë e shtetas amerikanë e kritikuan ashpër këtë lëvizje të qeverisë.

Ish-Zonja e Parë, Laura Bush madje tha se pamjet e fëmijëve që ngjeshen nëpër dyqane të kthyera në vende strehimi të kujtojnë kampet japoneze të Luftës së Dytë Botërore, që tani konsiderohen si një prej episodeve më të turpshme në historinë e Amerikës.

ma.me

Next Post
Vuçiç i paralajmëron Ballkanit një luftë të re

Akademikët serbë:“Vuçiçi po na mashtron për Kosovën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com