• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump ndalon fluturimet e avionëve Boeing 737 Max 8, vendimit i bashkohet edhe Kanadaja

by Java News
13/03/2019 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump urdhëroi linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara të pezullojnë avionët 737 Max 8 të Boeingut, duke anuluar një vendim të mëparshëm nga rregullatorët amerikanë për të mbajtur avionët në fluturim pas një aksidenti të dytë vdekjeprurës që përfshiu një nga avionët e këtij lloji në Etiopi.

Administrata Federale e Aviacionit për ditë me radhë u rezistoi thirrjeve për të pezulluar avionin edhe kur rregullatorët e sigurisë të 42 vendeve i kishin ndaluar fluturimet me avionin 737 Max 8. Deri të martën, agjencia i qëndroi vlerësimit se nuk kishte parë “çështje sistematike të performancës” që do ta bënte atë të ndante fluturimet e avionit.

Edhe Kanadaja vendosi sot të mbyllë hapësirën e saj ajrore menjëherë dhe deri në një urdhër të ri për avionët model “Boeing 737 MAX 8” dhe “Boeing 737 MAX 9”, pas aksidentit tragjik të njërit prej këtyre avionëve të dielën në Etiopi, njoftoi ministri i Transporteve, Marc Garneau.

“Ky vendim u mor nga qeveria kanadeze pasi mori të mërkurën në mëngjes të dhëna të reja në lidhje me rrethanat e këtij aksidenti që shkaktoi vdekjen e 157 të vdekurve, mes të cilëve edhe 18 kanadezë”, shpjegoi ministri Garneau në një konferencë për shtyp.

Përplasja e avionit të shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines 302 shkaktoi vdekjen e të gjithë 157 personave në bord. Në tetor, një avion Boeing 737 Max 8 i shoqërisë Lion Air, në Indonezi, u rrëzua në rrethana të ngjashme dhe shkaktoi vrasjen e 189 njerëzve në bord.

Next Post
Nard Ndoka: Berisha nuk dha dorëheqjen për Gërdecin

Nard Ndoka: Berisha nuk dha dorëheqjen për Gërdecin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In