Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do ta përkrahte përpjekjen e kryeministrit japonez, Shinzo Abe, për të vepruar si ndërmjetës mes ShBA-së dhe Iranit.
Ai e bëri këtë deklaratë pas raportimeve se kryeministri japonez do ta vizitojë Tehranin muajin e kaluar për të zhvilluar bisedime me presidentin iranian, Hassan Rouhani.
Sidoqoftë, Irani ka deklaruar se nuk është i interesuar të bisedojë me administratën amerikane, të cilat kanë vendosur sanksione të rënda për këtë shtet për shkak të programit të tij bërthamor. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara i dërguan 1500 trupa ushtarake në Lindje të Mesme.
“E di se kryeministri dhe Japonia kanë marrëdhënie shumë të mira me Iranin, prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Donald Trump para gazetarëve në Tokio gjatë ditës së fundit të vizitës zyrtare në Japoni. Përndryshe, ai i ka bërë thirrje Iranit për bisedime të drejtpërdrejta për marrëveshje të re bërthamore, shkruan “The Guardian”.
“Kryeministri tashmë ka folur me mua për këtë çështje dhe unë besoj se Irani do të donte të bisedonte, ne do të donim gjithashtu. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Askush nuk dëshiron që të ndodhin gjëra të tmerrshme, veçanërisht unë”, shtoi presidenti amerikan.
Qëndrimi i butë i Trumpit vazhdoi edhe kur ai foli për Korenë Veriore, pavarësisht dështimit të bisedimeve për çarmatosje bërthamore dhe testimit të raketës me rreze të shkurtër veprimi nga vendi komunist. Ai tha se ka marrëdhënie të respektueshme me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.
g.kosovari