• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump merr goditjen e rradhës, rrëzohen zyrtarisht akuzat e tij ndaj Obamës se e kishte përgjuar

by Java News
15/03/2017 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit kryesorë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin thanë të mërkurën se pretendimi i presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, e ka përgjuar në javët para zgjedhjeve të nëntorit është i pabazë.

“Ne nuk kemi ndonjë dëshmi që kjo të ketë ndodhur,” tha kryetari i Komisionit, kongresmeni republikan Devin Nunes. “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë përgjim të Kullës Trump,” tha zoti Nunes, duke iu referuar rezidencës së presidentit në Nju Jork, njofton VoA,

Numri dy i Komisionit, demokrati Adam Schiff, përsëriti të njëjtën gjë: “Deri më sot, nuk shoh asnjë provë, nuk ka kurrfarë baze,” tha ai.

Kongresmenët Nunes dhe Schiff thanë se po presin informacione nga Departamenti i Drejtësisë deri të hënën e ardhshme, për të mësuar nëse agjencia ka dijeni rreth ndonjë përgjimi me urdhër gjykate për zotin Trump. Por ata shtuan se deri tani nuk kishin dijeni për ndonjë përgjim të tillë.

Hetimi nga ana e Kongresit ishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të bujshme të bëra në Twitter nga zoti Trump më 4 mars se telefonat e tij ishin përgjuar.

Komisioni i zbulimit po heton gjithashtu rreth lidhjeve të mundshme midis ndihmësve të fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë përpara dhe pas zgjedhjeve të nëntorit.

Zoti Nunes tha se drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey, do të dëshmojë të hënën e ardhshme para komisionit të zbulimit rreth pretendimeve për përgjime si dhe rreth hetimeve të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitonte zgjedhjet.

Ndërkohë, një senator i rëndësishëm amerikan, Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, thotë se ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes, për të gjetur nëse pretendimi i zotit Trump se atë e kanë përgjuar është i vërtetë.

Next Post
Zgjedhjet në Holandë, në prag të fitores kryeministri Mark Rutte

Zgjedhjet në Holandë, në prag të fitores kryeministri Mark Rutte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In