Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Irani nuk po e përmbush marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, një vlerësim që pasoi nga raportimet e mediave botërore se Trump po synon të deçertifikojë marrëveshjen e vitit 2015.
“Ne nuk duhet të lejojnë Iranin… të ketë armë bërthamore”, tha ai, raporton Rel.
Ai shtoi se “regjimi i Iranit mbështet terrorizmin dhe shpërndanë dhunë, gjakderdhje dhe kaos në gjithë Lindjen e Mesme. Prandaj ne duhet t’i japim fund agresionit të vazhdueshëm të Iranit dhe ambicieve bërthamore. Ata nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së tyre”.
Trump-i në vazhdimësi e ka kritikuar marrëveshjen e nënshkruar nga Barack Obama. Ai pati thënë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara se kjo është “ një nga marrëveshjet më të kqija dhe të njëanshme që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja”.
a.ç











