• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump mbeti pa Nobelin e Paqes, ‘shpërthen’ ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’

by A R
10/10/2026 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër pasi nuk u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2026.

Ai kritikoi Norvegjinë, pasi çmimi iu dha juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay.

Gjatë një tubimi në Syracuse, në shtetin e New York-ut, Trump pretendoi se ky vlerësim i takonte SHBA-ve për shkak të rolit të tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

“SHBA-të, përfaqësuar nga unë si president, duhej të kishin marrë Çmimin Nobel për Paqen. Kjo është një njollë e pashlyeshme për Norvegjinë dhe për ata që morën këtë vendim të turpshëm”, deklaroi ai.

Trump shkoi më tej, duke thënë se vendimi e ka diskredituar çmimin dhe se Washingtoni nuk do ta harrojë atë që ndodhi.

Ai i cilësoi vendimmarrësit si “ideologë radikalë”, që sipas tij janë kundër demokracisë dhe qytetërimit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli edhe për luftën me Iranin dhe konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke pretenduar se synon t’u japë fund të dyjave sa më shpejt.

Për Teheranin, ai përdori tone kërcënuese:

Çështja e Iranit do të zgjidhet shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër: ose na japin gjithçka, ose nuk do të ekzistojnë më!

Trump pretendoi gjithashtu se kishte penguar Iranin të siguronte armë bërthamore dhe se kishte shpëtuar më shumë jetë njerëzish se kushdo tjetër në histori.

Megjithatë, sipas The Guardian, agjencitë amerikane të inteligjencës i kishin raportuar Kongresit në vitin 2025 se Irani e kishte pezulluar programin e zhvillimit të armëve bërthamore që në vitin 2003.

Duke komentuar zgjedhjen e fitueses, Trump tha se çmimi i ishte dhënë një personi me bindje liberale, që punon në Kombet e Bashkuara dhe që, sipas tij, nuk e njeh askush.

Navi Pillay është juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ajo ka drejtuar një komision të Kombeve të Bashkuara që arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer gjenocid në Gaza, një përfundim që Izraeli e ka kundërshtuar.

Reagimi i Trump-it vjen në një kohë kur SHBA-të janë përfshirë në luftën kundër Iranit, ndërsa presidenti vazhdon të pretendojë se ka luajtur rol vendimtar në zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.

Next Post
1 vit armëpushim nuk e ‘mbushi’ tryezën në Gaza, familjet mbijetojnë me një vakt në ditë

1 vit armëpushim nuk e ‘mbushi’ tryezën në Gaza, familjet mbijetojnë me një vakt në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com