• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump lajmëron mbylljen e disa selive diplomatike në Evropë! Ja vendet që preken…

by A R
07/03/2025 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit po përgatitet për mbylljen e disa konsullatave, kryesisht në Evropën Perëndimore, gjatë muajve të ardhshëm, si dhe po shqyrton uljen e numrit të punonjësve globalisht, thanë disa zyrtarë të SHBA-së.

Po ashtu, departamenti po shqyrton mundësinë e bashkimit të disa prej zyrave të tij të specializuara në Uashington, që merren me çështje si të drejtat e njeriut, refugjatët, drejtësia penale globale, çështjet e grave dhe lufta kundër trafikimit të njerëzve.

Reuters raportoi muajin e kaluar se misionet amerikane nëpër botë ishin kërkuar të shqyrtonin uljen e stafit të SHBA-së dhe atij lokal me të paktën 10%, si pjesë e përpjekjeve të pamundura për uljen e kostove nga Donald Trump dhe Elon Musk, të cilët kanë nisur një përpjekje të jashtëzakonshme për të ulur kostot në administratën federale të SHBA-së.

Muajin e kaluar, Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv për të rishikuar shërbimin e jashtëm të SHBA-së për të siguruar “një zbatim të besueshëm dhe efektiv” të agjendës së tij të politikës së jashtme.

“Kritikët thonë se mundësia e shkurtimeve në praninë diplomatike të SHBA-së, së bashku me mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ka ofruar miliarda dollarë ndihma globale, rrezikon të dëmtojë udhëheqjen amerikane dhe të lërë një boshllëk të rrezikshëm që mund të mbushet nga kundërshtarë si Kina dhe Rusia.

Donald Trump dhe Elon Musk thonë se qeveria amerikane është shumë e madhe dhe ndihmat e financuara nga taksapaguesit amerikanë janë shpenzuar në një mënyrë të shpërdoruar dhe të pabesueshme.

Leipzig, Hamburg dhe Dusseldorf në Gjermani, Bordeaux dhe Strasbourg në Francë, dhe Firenca në Itali janë ndër konsullatat më të vogla që departamenti i Shtetit po shqyrton të mbyllë, thanë tre zyrtarë, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë pasi disa staf janë duke argumentuar që ato të qëndrojnë hapur, shkruan the Guardian.

Departamenti operon në më shumë se 270 misione diplomatike në të gjithë botën me një forcë pune totale prej pothuajse 70.000 punonjësish, sipas faqes së tij të internetit.

Next Post
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Rikthehen dashuritë e shkuara! Javë e ngarkuar për Horoskopin, sfidat sjellin fitoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In